• Video galeri

Thaçi ndoqi ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore

Me ftesë të Presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do të marrë pjesë në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Dimërore në Kore të Jugut.

2018 pyeongchang kış olimpiyatları_kosova ekibi.jpg

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas pjesëmarrjes në Lutjet e Mëngjesit në Uashington, ka udhëtuar për në Pyeongchang të Koresë së Jugut.

Me ftesë të Presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, presidenti Thaçi do të marrë pjesë në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Dimërore në Kore të Jugut.

Gjatë pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike, presidenti Thaçi do të vizitojë fshatin olimpik, ku është i vendosur ekipi olimpik i Kosovës, duke i dhënë mbështetje skiatorit Albin Tahirit, i cili përfaqëson Kosovën në këtë olimpiadë.

Presidenti Thaçi do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të lartë të shteteve pjesëmarrëse në olimpiadë.

Flamuri i Kosovës për herë të parë në historinë e saj të Lojërave Olimpike Dimërore është ngritur të enjten në PyeongChang të Koresë së Jugut.



Lajme të ngjashme