Fitorja e Millo Gjukanoviqit dëshmon vazhdimin e kursit properëndimor të Malit ë Zi

Integrimi i vendit në BE, përmirësimi standardit jetësore dhe komunikimi me kundërshtarët politikë do të jetë synimi kryesor i Millo Gjukanoviq gjatë 5 viteve të ardhshme.

Demokratik Sosyalist Parti (DPS) Genel Başkanı Milo Djukanovic_Millo Gjukanoviq_01.jpg
Karadağ cumhurbaşkanlığı seçimleri_2.JPG
Karadağ cumhurbaşkanlığı seçimleri_3.JPG

Millo Gjukanoviq: Kemi mbajtur premtimin për fitore të thellë në favor të perspektivës evropiane të Malit të Zi

Kështu kanë festuar fitoren në zgjedhjet presidenciale ithtarët e Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS) pas fitores se liderit Millo Gjukanoviq në zgjedhjet e djeshme për president. Lideri veteran i politikës Millo Gjukanoviq është presidenti i ri i Malit të Zi. Ai ka fituar 53.8 për qind të votave, ka bërë të ditur Qendra për Monitorim dhe Kërkim (CeMi). Sipas kësaj qendre nuk do të ketë raund të ri të zgjedhjeve pasi fitues tanimë është Gjukanoviq. Biznesmeni, Mlladen Bojaniq, i mbështetur nga partitë opozitare, duke përfshirë edhe disa grupe pro-ruse ka fituar 33.5 për qind të votave. Kandidatja e Partisë Social Demokrate Draginja Vuksanoviq ka fituar 8,1 për qind, kurse kandidati Marko Millaçiq 2,9 për qind të votave. Tre kandidatët e tjerë për postin e presidentit kanë marrë më pak se 1 për qind të votave. Fituesi i zgjedhjeve presidenciale dhe presidenti i ri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq ka theksuar se ka mbajtur premtimin për fitore të thelle në favor të perspektivës evropiane të Malit të Zi.

“Ky rezultat zgjedhor vërteton vendosmërinë e fortë të Malit të Zi që të vazhdojë drejt rrugës evropiane, drejt jetës më kualitative për qytetarët dhe të vazhdojë drejt rrugës që do na çon drejt anëtarësimit të plotë të Malit të Zi në Bashkimin Evropian (BE)” ka thënë Gjukanvoiq menjëherë pas shpalljes së fitores. Kemi fituar dhe besoj se nuk do të zhgënjejmë pritshmëritë e qytetarëve dhe në 5 vitet e ardhshme do të realizojmë të gjitha premtimet dhe synimet tona, ka theksuar presidenti i ri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq. Ai ka falënderuar edhe partnerët e koalicionit duke thënë se bashkë u kemi dërguar porosi të gjithëve në Mal të Zi dhe jashtë tij se ne jemi koalicion i pamposhtur. Këto votime janë cilësuar vendimtare për Malin e Zi, lidhur me atë nëse do të vazhdojë rrugën Perëndimore për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, apo do të kthehet mbrapa në orbitën e Rusisë. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është i pari lider i rajonit që e ka uruar Gjukanoviqin për fitoren e tij në zgjedhje. Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se kjo është fitore për Malin e Zi dhe për tërë rajonin që ka synim integrimin në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Përveç disa parregullsive të vogla në disa qendra votimi zgjedhjet ashtu si edhe fushata presidenciale kanë kaluar pa probleme dhe incidente që do të tërhiqnin vëmendjen e opinionit . Përndryshe ky do të jetë mandati i dytë presidencial i Millo Gjukanvoiq, i cili në krye të Malit të Zi ka qenë nga viti 1998-2002, kur ka mposhtur Momir Bullatoviqin favoritin e atëhershëm të Slobodan Millosheviqit.

Për Zërin e Turqisë nga Mali i Zi përgatiti Vera Alibegu Katana



Lajme të ngjashme