I pandehuri i Tunizisë kapet në Bosnjë-Hercegovinë

Njësitë policore të Agjencisë së Hetimit dhe Mbrojtjes (SIPA) të Bosnjë-Hercegovinës kanë arrestuar një person, të cilin Tunizia e kërkonte me urdhër arresti ndërkombëtar të Interpolit...

I pandehuri i Tunizisë kapet në Bosnjë-Hercegovinë

Njësitë policore të Agjencisë së Hetimit dhe Mbrojtjes (SIPA) të Bosnjë-Hercegovinës kanë arrestuar një person, të cilin Tunizia e kërkonte me urdhër arresti ndërkombëtar të Interpolit.

Sipas një njoftimi nga SIPA, i dyshuari i kapur është shtetas i Bosnjë-Hercegovinës, për të cilin ekzistonte urdhër arresti ndërkombëtar për përfshirje në incidente terroriste në Tunizi.

Personi i arrestuar është dërguar në qendrën e SIPA-s për t'u marrë në pyetje, ndërsa më pas do të dorëzohet në prokurori.

Jozyrtarisht thuhet se i dyshuari i kapur mund të jetë një nga të pandehurit për vrasjen e avio-inxhinierit të Hamasit, Muhammed Zevvari, në vitin 2016 në Tunizi.

Ndërkaq, Alem Çamdziç, shtetas i Bosnjë-Hercegovinës i cili thuhet të jetë një nga të pandehurit për vrasjen e Zevvarit, ishte kapur në Kroaci më 13 mars. Çamdziç është shfaqur para prokurorit në Kroaci dhe pritet të ekstradohet në Tunizi. (AA)



Lajme të ngjashme