Koment - Interes i madh për Tyrben e Sulltan Murat I në Kosovë

Tyrbeja e vizituar nga rreth 20 mijë persona nga vende të ndryshme të botës gjatë vitit 2017-të, qëndron e fortë në këmbë me krenari prej shekujsh si një simbol i historisë dhe kulturës Osmane në Ballkan.

Koment - Interes i madh për Tyrben e Sulltan Murat I në Kosovë

Agjenda Ballkanike – Interes i madh për Tyrben e Sulltan Murati I në Kosovë

Tyrbja e Sulltan Muratit I (Hudavendigar) që ndodhet në Kosovë dhe është kthyer në një pikë takimi të turqve dhe myslimanëve vazhdon të tërheqë një interes të madh. Tyrbeja e vizituar nga rreth 20 mijë persona nga vende të ndryshme të botës gjatë vitit 2017-të, qëndron e fortë në këmbë me krenari prej shekujsh si një simbol i historisë dhe kulturës Osmane në Ballkan.

Ekspertët, të cilët interesohen me veprat arkitekturore të mbetura nga periudha osmane, shpesh bëjnë të ditur se veprat më të bukura të osmanlinjve zbukurojnë qytetet e Ballkanit. Tyrbja e Sulltan Muratit të parë, i cili ka qenë sulltani i tretë i fronit osman e që ra dëshmor në Betejën e Parë të Kosovës që u zhvillua më 28 qershor 1389, zë një vend të posaçëm në historinë e osmanlinjve. Kjo tyrbe zë vend në mesin e veprave më të vjetra osmane në Ballkan dhe është kthyer pothuajse në një simbol të pranisë së turqve dhe myslimanëve në Ballkan.

Dihet se Sulltan Murati I një ditë para Betejës së Parë të Kosovës, i bën lutje Perëndisë se është i gatshëm për të sakrifikuar jetën e tij në këmbim të jetëve të ushtarëve të tij dhe të fitores së betejës. Lutja e Muratit pranohet dhe rënia e tij dëshmor gjatë Betejës së Parë të Kosovës forcon edhe më shumë praninë e turqve në Ballkan. Sipas gojëdhënave Murati i I duke shkuar në sheshin e betejës pas luftës bie dëshmor pasi goditet me hanxhar nga ushtari serb Milosh Obliç.

Në të vërtetë edhe pse në lidhje me Luftën e I të Kosovës janë bërë shumë studime, nuk ka informacione të plota në lidhje me pjesëmarrësit në luftën, numrin e ushtarëve, rregullin e luftës, pikat kryesore kthesë të luftës dhe disa detaje të tjera.

Përgjithësisht edhe historianët serbë edhe historianët turq, në shkrimet e tyre në lidhje me Luftën e I të Kosovës kanë tendencën të shkruajnë fjali për të lartësuar dhe heroizuar popullin e tyre. Mirëpo ata që dinë saktësisht historinë e Luftës së I Botërore, që madje edhe data është e diskutueshme, e dinë se përleshjet ishin të dhunshme, të dyja palët patën humbje të mëdha dhe në këtë luftë u vranë Sulltan Murati I dhe Princi Llazar.

Sulltan Murati i 1-rë ka dy tyrbe. Në tyrben e ndërtuar në Çekirge të Bursas në Turqi është varrosur trupi i pajetë i Sulltan Muratit të 1-rë. Ndërkaq në tyrben e ndërtuar në vendin ku ra dëshmorë në Kosovë nga ana e të birit të tij Yildirim Beyazidit në shekullin e 14-të, janë të varrosura organet e brendshme të tij. Kjo tyrbe që ndodhet disa kilometra larg nga kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, është e hapur për vizitë. Në librin e shënimeve të vizitorëve janë të shënuara përshtypjet e burokratëve të lartë të ardhur për vizitë nga Turqia, të qytetarëve të tjerë dhe të myslimanëve dhe turqve të ardhur për vizitë nga vendet tjera të Ballkanit.

Në pjesën e rrethuar të Tyrbes gjenden varret e komandantit të Silistres, Rifat Pasha dhe Prefekti i Vilajetit të Kosovës, Hafiz mehmet Pasha si dhe çezmat e Shulltan Reshat dhe Ali Haci.

 

 

Meremetimi i parë i tyrbes së Sulltan Muratit të 1-rë në Kosovë është bërë në pjesën e dytë të shekullit të 17-të nga ana e Melek Ahmet Pashait gjatë kohës së principatës së Rumelisë. Ndërkaq më pas tyrbja u rinovua gjatë kohës së Sulltan Abdulmexhidit dhe kjo pamje ka mbetur deri në ditët tona. Me urdhër të Sulltan Abdulhamidit të 2-të në vitin 1896 përfundoi ndërtimi i godinës dy katëshe e quajtur “Selamlik” që u dedikua për strehim dhe vendpushim të atyre që vizitojnë tyrben. Kjo godinë më pas u restaurua në vitin 1906 dhe 1911. Me rastin e vizitës së Sulltan Reshadit në Kosovë më 16 qershor 1911 tyrbja u restaurua sërish. Pas përfundimit të sovranitetit të Perandorisë Osmane në Ballkan në vitin 1912, tyrbja e Sulltan Muratit të 1-rë u sulmua dhe u plaçkit disa herë. Në vitet 1960-1961 dhe 1968-1970 tyrbja u restaurua pjesërisht nga ana e ish-Republikës Socialiste Federative e Jugosllavisë. Ndërkaq në vitin 1992 Ministri turk i Kulturës dhe Turizmit i asaj kohe, Namik Kemal Zeybek gjatë vizitës së tyrbes vërejti nevojën për restaurim dhe pas kësaj bëri një restaurim të pjesshëm.

Së fundmi restaurim gjithëpërfshirës i tyrbes së Sulltan Muratit të 1-rë u bë në vitin 2005. Punimet e restaurimit filluan në maj të vitit 2005 dhe përfunduan brenda 8 muajve, ndërsa financimin e këtyre punimeve e siguruan Enti i Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyaneti) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Fondacionit Fetar të Turqisë. Njëra prej veçorive themelore e këtij restaurimi është se punimet janë kryer në përputhje me pamjen origjinale. Ndërsa falë gërmimeve arkeologjike dolën në pah edhe themelet e para të tyrbes.

Në kuadër të projektit të zhvilluar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në vitin 2009 tyrbes së Sulltan Muratit të 1-rë në Kosovë iu shtua edhe një risi. Godina e “Selamlikut” e ndërtuar më herët për vizitorët e tyrbes u kthye në shtëpi të kulturës dhe trashëgimisë kulturore të osmanlinjve në Ballkan. Në këtë shtëpi kulture shpjegohet historia dhe mënyra e jetesës së popullit në periudhën e Perandorisë Osmane dhe zënë vend statujat prej dylli të Sulltan Muratit dhe ushtarëve të tij.

*Nga Erhan Turbedar



Lajme të ngjashme