Javën që vjen fillojnë aplikimet për provimin e turqishtes

Të interesuarit për të marrë pjesë në provimin e 28 korrikut për mbrojtjen e gjuhës turke mund të bëjnë aplikimet ndërmjet datave 18 qershor–13 korrik.

Javën që vjen fillojnë aplikimet për provimin e turqishtes

Instituti “Yunus Emre” (YEE) në datën 28 korrik do të organizojë për të tretën herë këtë vit Provimin e Njohjes së Turqishtes (TYS). Të interesuarit aplikimet mund ti bëjnë ndërmjet datave 18 qershor-13 korrik.

Sipas njoftimit me shkrim të Institutit “Yunus Emre” (YEE), provimi TYS (Provimi i Mbrojtjes së Turqishtes) që nga viti 2013 e këtej zhvillohet tre herë në vit dhe është një provim të cilin instituti e ka zhvilluar sipas kritereve të përcaktuara në Kornizën e Përbashkët Evropiane të Referencës për Gjuhët dhe bëhet me qëllim për të matur njohuritë e atyre që e mësojnë turqishten si një gjuhë të huaj ose si gjuhë të dytë në lexim, dëgjim, shkrim dhe komunikim.

Provimi do të zhvillohet në të njëjtën kohë në Turqi dhe të gjitha vendet ku ndodhen qendrat e Institutit “Yunus Emre”. Provimi vlerësohet si i rëndësishëm jo vetëm se rrit interesimin e studentëve të huaj ndaj Turqisë, por sjell lehtësi në pranimin e kërkesave që ata do të bëjnë për punë dhe studime si dhe vlerësimin e tyre në një nivel më të mirë.

Kandidatët që dëshirojnë të vërtetojnë njohjen e gjuhës turke do të pajisen me një certifikatë, e cila do të lëshohet për nivelet B2, C1, C2, në varësi të pikëve të marra. Ata që në fund të provimit do të marrin Certifikatën e Njohjes së Turqishtes nuk do të kenë nevojë të ndjekin një vit kursin e gjuhës, në rast se kanë fituar të drejtën e studimeve të larta në Turqi.

Certikata e Turqishtes kërkohet edhe nga të huajt që duan të ushtrojnë profesionin e shoqëruesit, ciceronit apo përkthyesit në gjuhën turke.

Provimi synon që të sjellë një standard të nivelit ndërkombëtar në mbrojtjen e turqishtes dhe të mbështesë politikat lehtësuese në pranimin e studentëve të huaj.

Aplikimet mund ti bëni këtu: http://sinav.yee.org.tr



Lajme të ngjashme