Koment - Shkelja e të drejtave ndaj turqve të Trakisë Perëndimore

Deputeti me origjinë finlandeze, Nils Torvalds, në fjalimin e mbajtur në Parlamentin Evropian më 16 maj 2018-të tha se turqit e Trakisë Perëndimore nuk i kanë marrë të drejtat e tyre dhe identiteti i tyre etnik nuk njihet nga Greqia.

Koment - Shkelja e të drejtave ndaj turqve të Trakisë Perëndimore

Agjenda Ballkanike – Shkelja e të drejtave ndaj turqve të Trakisë Perëndimore

Deputeti me origjinë finlandeze, Nils Torvalds bëri të ditur se pavarësisht vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut kundër Greqisë nuk ka pasur asnjë përmirësim në të drejtat e turqve të Trakisë Perëndimore.

Pas Bullgarisë, Greqia është vendi i dytë në Ballkan ku jetojnë më shumë turq. Paramendohet që numri i turqve që jetojnë në Trakinë Perëndimore, që zë vend në verilindje të Greqisë, të jetë rreth 150 mijë. Autoritetet greke, në vend që ti shohin turqit e këtij rajoni si një pasuri kulturore, i kanë vlerësuar ata si një kërcënim dhe rrezik. Deri në fillim të viteve 1990 nuk pati një ndryshim të rëndësishëm në politikën e Greqisë për Trakinë Perëndimore. Pas kësaj periudhe autoritetet greke filluan të lehtësojnë politikat shtypëse ndaj turqve të këtij rajoni. Para së gjithash në krye të këtyre zhvillimeve të rëndësishme mund të radhisim dhënien fund të zbatimit të “zonës së ndaluar”, e cila privonte lëvizjen e lirë prej vitesh të rreth 40 mijë turqve; heqja e nenit 19-të të nënshtetësisë greke, që siguronte përjashtimin e turqve nga nënshtetësia greke; lehtësimi i shtypjeve ekonomike që çon në qëllimin e varfërimit të turqve dhe sigurimin e një kontingjenti të qëndrueshëm të hyrjes së pakicave në universitetet turke.

Pavarësisht këtyre zhvillimeve pozitive turqit e Trakisë Perëndimore vazhdojnë të përballen me shqetësime të ndryshme. Disa prej shqetësimeve të tyre themelore në ditët tona janë; mos përdorimi dot i fjalës “turk”, problemi i myftinisë, problemi i arsimit, problemet në lidhje me të drejtat sociale, shtetësia dhe e drejta për tu gjykuar me drejtësi.  

Athina njeh identitetin fetar të turqve por jo atë etnik dhe e refuzon atë duke thënë: “nuk ka pakicë turke por ka grekë myslimanë”. Për këtë arsye bën një kufizim serioz të fjalëve “turk” dhe “turqisht”.  Greqia nxjerr probleme me të vërtetë serioze në lidhje me liritë fetare dhe lirinë e ndërgjegjes. Autoritetet greke nuk njohin liderët fetarë të zgjedhur nga turqit dhe duke zgjedhur disa pjesëtarë që i interesojnë atyre nga disa pakica, mundohen të mbajnë nën kontroll myslimanët.   

Në bazë të Traktatit të Lozanës, nënshkruar në 24 korrik 1923, që cilësohet si kushtetuta e turqve të Trakisë, duhet që arsimi i pakicës turke të zotërojnë një nivel të konsiderueshëm autonom. Kurse në zbatimin aktual nxënësit turq privohen nga një arsim i vërtetë dhe me pengesa administrative dhe burokratike kufizohen mundësitë e tyre të arsimit. Edhe e drejta e turqve për organizim politik përballet me pengesa të ndryshme. Mos marrja përsëri e nënshtetësisë si pasojë e anulimit të nenit numër 19-të të ligjit të nënshtetësisë së Greqisë dhe mos ndalimi i zbatimeve të padrejta ndaj turqve në lidhje me të drejtën ligjore, janë ndër ankesat themelore të turqve të Trakisë Perëndimore.

Krahas këtyre udhëheqja greke vazhdon të qëndrojë indiferente ndaj veprave arkitekturore osmane, që përbëjnë një pjesë të pandarë të turqve të këtij rajoni. Ndërsa vakëfet turke të Trakisë Perëndimore privohen në plot kuptimin e fjalës nga një status autonom.

Trakia Perëndimore, nga aspekti i ekonomisë së Bashkimit Evropian, është rajoni më i prapambetur. Nga të dhënat e Institutit të Statistikave Kombëtare të Greqisë vihet re se të ardhurat për person në rajonin e cilësuar si “Maqedonia Lindore dhe Trakia Perëndimore” është mesatarisht 40% më e ulët se të ardhurat për person në rang vendi.

 

Duke u nisur nga fakti se 80% e turqve të Trakisë Perëndimore jetojnë në zona rurale dhe jetojnë duke punuar në bujqësi dhe blegtori, nuk është e vështirë të kuptojmë se të ardhurat për person në këtë rajon janë edhe më të ulëta se mesatarja. Krahas kësaj duhet bërë e ditur se kriza ekonomike, që jetohet kohët e fundit në Greqi, është ndjerë në mënyrë të gjerë edhe në këtë rajon.

50% e familjeve turke në Trakinë Perëndimore e fitojnë jetën nga prodhimi i duhanit. Reduktimi i pagës së kontributit të duhanit në Bashkimin Evropian në veçanti dhe për shkak të përqindjeve të taksave dhe siguracioneve që zbatohen prodhuesit e duhanit përjetojnë vite të vështira.  

Pavarësisht nivelit të ulët të zhvillimit në Trakinë Perëndimore, përfitimi nga fondet e Bashkimit Evropian në rajonet me shumicë turke, mbetet në një nivel të ulët. Në disa raporte tërhiqet vëmendja se pjesa më e madhe e fondeve të Bashkimit Evropian për Trakinë Perëndimore i jepen rajoneve lindore ku jetojnë grekët.

Nga Dr. Erhan Turbedar 



Lajme të ngjashme