Kryeministri Rama: Me TAP-in synojmë lidhjen me Kosovën

“Tashmë sfidë mbetet krijimi i një degëzimi me Kosovën në mënyrë që të krijohet një lidhje energjike mbarëshqiptare”,- tha Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në gjatë inspektimit të punimeve në stacionin e kompresorëve të gazit në Fier.

Edi Rama_TAP.jpg
Arnavutluk_Afganistan Barış Gücü_uğurlama_03.jpg
Arnavutluk_Türkiye Ticaret ve Sanayi Odası_ATTSO_iftar 2018_2.jpg
Arnavutluk_Yunus Emre_Kahramanmaraş Belediyesi_iftar_01.jpg
Arnavutluk_Türkiye Ticaret ve Sanayi Odası_ATTSO_iftar 2018.jpg
Arnavutluk_Yunus Emre_Kardeşlik Tarihi_yarışması sertifika töreni_02.jpg

Ndahen çmimet e konkursit “Historia e Vëllazërisë”

-Kryeministri shqiptar: Me anë të TAP synojmë lidhjen me Kosovën

Kreu i qeverisë shqiptare gjatë inspektimit në punimet e stacionit të kompresorëve të gazit në Fier u shpreh se ky projekt do të fillojë punën në 2020. Sipas kryeministrit Edi Rama tashmë sfidë mbetet edhe krijimi i një degëzimi me Kosovën në mënyrë që të krijohet një lidhje energjike mbarëshqiptare.

“…Investitorë të interesuar nga njëra anë degëzimi për në Kosovë, që pas përfundimit të linjës së tensionit të lartë mes Shqipërisë dhe Kosovës e kompleton përfundimisht hapësirën unike energjetike mbarëshqiptare, si hapësirë të integruar brenda rrjeteve energjetike jo vetëm të rajonit ballkanik, por edhe të Evropës….”.

Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri tha se projekti TAP e klasifikon Shqipërinë një vend energjetik, i cili do të ketë një impakt të ndjeshëm në ekonomi.

“…Kreu një nga investimet më të mëdha në Shqipëri dhe që realisht po përfundon, por që dy gjëra të mëdha unë i shikoj me efekte pozitive afatgjate. Së pari Shqipëria e ka mundësinë të kthehet në një hap energjetike, jo vetëm në aspektin e furnizimit të vendit me gaz, por mund të kthehet në një hap për shkak të nyjes dhe Fieri do të jetë pika qendrore në këtë drejtim…”.

***

-Misionet paqeruajtëse, 30 efektivë të FA përcillen nga fëmijët 

E veçantë dhe emocionuese ceremonia e përcjelljes së kontingjentit të tetë, që u nisën këtë të premte nga Vau i Dejës drejt Kabulit në Afganistan.

Fëmijët e efektivëve të Batalionit të Parë të Këmbësorisë në Vaun e Dejës kanë qenë vizitorët e veçantë, të cilët kanë festuar 1 Qershorin me efektivët dhe kanë falur shumë emocione në ceremoninë e përcjelljes së 30 ushtarakëve drejt Afganistanit.

Në fjalën e tij përshëndetëse, zëvendësministri Koçi uroi të gjithë fëmijët dhe shprehu krenarinë që Forcat e Armatosura janë kudo në gatishmëri dhe punojnë fortë për një të ardhme më të mirë të fëmijëve.

Meqë ne jemi të angazhuar që e ardhmja e popullit tonë të jetë e fortë, të jetë vitale, të jetë e sigurt, i bëj thirrje Shqiptarëve të bëjnë sa më shumë fëmijë, pasi kjo është në të mirë të kombit, kjo është në të mirë të Shqipërisë”, theksoi ai.

Zëvendësministri Koçi, duke përshëndetur efektivët e b1k, u shpreh se Shqipëria modeste në burimet veta materiale financiare vazhdon të kontribuojë dhe të zgjerojë misionet e veta ndërkombëtare në kuadër të NATO-s, por pa prekur nivelin e trajtimit të ushtarakëve në këto misione.

Ne sot nisim 30 djem të tjerë në Afganistan dhe po ashtu dhe brenda pak ditësh dhe bashkë me këta madje do të nisim një kontingjent shtesë. Së fundmi qeveria mori një vendim për të shtuar efektivin tonë pjesëmarrës në misionin në Afganistan. Sepse ne duam i dëshmojmë botës se nuk jemi NATO për numër ne nuk jemi në NATO thjeshtë për një prezencë flamuri ne jemi në NATO për të shprehur me kontribut konkret duke rrezikuar efektivët tanë në misione delikate”, përfundoi fjalën e tij Petro Koçi.

Shefi i Shtabi të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku u bëri edhe njëherë thirrje të gjithë të rinjve të komunitetit të bashkohen në FA , sepse aty do të gjejnë vendin e duhur për t’i shërbyer atdheut, për të treguar se kush janë, por edhe për të aftësuar veten, qoftë nga ana fizike e intelektuale por edhe mundësi për edukim dhe kualifikim.

***

- Ndahen çmimet e konkursit “Historia e Vëllazërisë” 

Instituti turk "Yunus Emre" në Tiranë ka organizuar ceremoninë e ndarjes së çmimeve për konkursin me temë “Historia e Vëllazërisë”, që kishte si qëllim përgatitjen e krijimeve të ndryshme  për promovimin e vlerave, kulturës së përbashkët, historinë dhe vëllazërinë midis popullit turk dhe popullit shqiptar.

Për esetë të vlerësuara si më të mira, u ndanë tre çmime të para, në kategorinë e shkollave 9-vjeçare dhe kategorinë e shkollave të mesme, ndërsa u shpërblyen edhe nxënës të tjerë në të dy kategoritë.

Në aktivitet ishte i pranishëm kryetari i Fondacionit “Maarif” të Turqisë, Birol Akgün, i cili në fjalën e tij përshëndetëse tha se dy popujt kanë një realitet historie të përbashkët prej pesë shekujsh.

"Ne e kemi mbështetur që në fillim këtë konkurs, sepse jemi të bindur që gjithmonë do të mbështesim programet të cilat forcojnë lidhjet vëllazërore. Dëshirojmë që fëmijët tanë, këtë histori, këtë vëllazëri ta përjetojnë më shumë dhe ta përcjellim për brezat e ardhshëm. Historia na ka bashkuar përsëri këtu sot. Ata që mësojnë turqisht në Shqipëri dhe ata që mësojnë shqip në Turqi do ta shkruajnë sërish historinë e vëllazërisë",- tha Akgün.

Ndërsa, ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, e konsideroi konkursin si një tregues të vëllazërisë mes dy popujve.

"Populli shqiptar dhe populli turk janë dy popuj që kanë një të përbashkët shumë të rëndësishme, kanë të përbashkët vëllazërinë e tyre. Që prej shumë shekujsh ne jemi bërë një me njëri-tjetrin dhe ne jemi bërë dy popuj që nuk ndahemi nga njeri-tjetri. Nga katër anët e Shqipërisë kanë ardhur letra me mesazhe dashurie dhe mesazhe vëllazërie. Turqia ka marrë vendim për përfshirjen e gjuhës shqipe si lëndë me zgjedhje në shkolla të ndryshme të Turqisë. Dëshiroj dhe uroj që në vitet e ardhshme qeveria e Shqipërisë ta ndërmarrë dhe ajo këtë hap, për të futur gjuhën turke si lëndë me zgjedhje në rang të shkollave 9-vjecare apo të mesme", theksoi ambasadori turk.

Ndërkaq, Abaz Hado, nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, duke folur në aktivitete theksoi se konkursi prek shpirtrat e dy popujve.

"Unë sot jam i lumtur që jam në këtë aktivitet për ndarjen çmimeve. Është gjë shumë e bukur që fëmijët tanë të shkëmbejnë miqësinë, dashurinë me njëri-tjetrin. Shpirti i tyre është shumë i pastër dhe dashuria e tyre është engjëllore", u shpreh ai.

Drejtori i institutit “Yunus Emre” në Tiranë, Ömer Osman Demirbaş, gjatë fjalës së tij përshëndetëse tha se me këtë konkurs është vërtetuar më shumë historia e vëllazërisë mes popullit turk dhe popullit shqiptar.

Pjesë e aktivitetit ishin edhe këshilltari i Ministrisë së Arsimit të Turqisë, Turan Akpınar, kryetari i Përgjithshëm i MEMUR-SEN, Ali Yalçin, nxënës, mësues, studiues dhe përfaqësues të institucioneve turke në Shqipëri.

***

-ATTSO shton iftar me rastin e muajit të Ramazanit

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri–Turqi ( ATTSO), me sponsorizimin e kompanisë Anëtare të Bordit Drejtues “Ayen Energy”, organizoi për anëtarët e saj Darkën e Iftarit me rastin e muajit të Ramazanit.

Në Iftarin e organizuar morën pjesë Ambasadori i Republikës së Turqisë,M. Ahmet Yörük, delegacioni nga Turqia; Kryetari i Bordit Themelues i Fondacionit Maarif Turqi, Prof.Dr. Birol Akgün, Zv.këshilltari i Ministrisë së Arsimit të Republikës Turke, Turan Akpınar, Kryetari i Sindikatave Egitim-Bir-Sen dhe Memur-Sen, Ali Yalçın, të ftuar të shoqatës “Musiad Ballkan” nga Maqedonia, përfaqësues të institucioneve turke dhe shqiptare si dhe anëtarët e Dhomës.

Gjatë fjalës së tij, kryetari i Bordit Drejtues, Seyhan Pencapligil falënderoi të gjithë anëtarët që kontribojnë në jetën e Dhomës, ashtu sikurse në këtë rast kompaninë “Ayen Energy”. Duke qenë se tryezat e Ramazanit janë tryeza bereqeti, ai shprehu dëshirën që bisedat e kësaj darke të krijonin mundësi të reja biznesi.

***

-Instituti turk ”Yunus Emre’ dhe Bashkia Kahramanmaraş organizojnë iftar

Instituti “Yunus Emre” në Tiranë në bashkëpunim me Bashkinë Kahramanmaraş të Turqisë, para pak ditëve kanë organizuar iftar në kryeqytet.

Në iftar morën pjesë Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, drejtori i Institutit “Yunus Emre” në Tiranë, Ömer Osman Demirbaş, përfaqësues të tjerë të institucioneve turke në Shqipëri, si dhe përfaqësues nga institucionet shqiptare.

Ambasadori turk Yörük gjatë fjalës së tij përshëndetëse tha se: “Sofrat që organizohen nga institucionet turke dhe shoqata të ndryshme janë sofrat që kanë një vlerë shumë të madhe, pasi janë në ditët e Ramazanit, në këto netë të shenjta”.

Ndërsa, drejtori i Institutit “Yunus Emre” në Tiranë, Ömer Osman Demirbaş, tha se Ramazan do të thotë ndarja e çdo gjëje.

Ramazani do të thotë ndarja e miqësisë, prandaj dhe ne jemi sot me ju për të ndarë miqësinë tonë. Falënderoj Bashkinë Kahramanmaraş për mundësinë që na ka dhuruar për organizimin e këtij iftari. Dera jonë është e hapur për të gjithë ju”, tha Demirbaş.

Në iftarin e organizuar në sheshin “Nënë Tereza” morën pjesë qindra persona, të cilët ndoqën edhe programin e përgatitur me rastin e iftarit.

Për të gjithë të pranishmit në këtë iftar është bërë pjesë me pikturat në rërë edhe artisti nga Turqia, Ramazan Yumrutepe.

                                                                            ***

-Mbështetje për Muzeun e Gruas në Tiranë

Fondacioni ALSAR në mbështetje të nismave që synojnë të promovojnë vlerat e kulturës dhe trashëgimisë  kulturore shqiptare, ka ofruar kontributin e tij inkurajues për Muzeun e Gruas që është ngritur për të prezantuar nëpërmjet artefakteve, dokumenteve apo objekteve të tjera me rëndësi kulturore, historinë e gruas shqiptare në periudhat si Antikiteti, Mesjeta, Periudha Osmane, Rilindja dhe Pavarësia, Monarkia, Lufta e Dytë Botërore, Komunizmi dhe deri në dekadat e sotme.

Muzeu i Gruas është parë nga këndvështrimi i grave, dhe prezanton pozitën e tyre në familje, kontributin dhe influencat e tyre që ato kanë dhënë në shoqëri për arritjen e civilizimit, emancipimit dhe të të drejtave.

Nëpërmjet objekteve personale, veshjeve, dokumenteve, fotove, filmimeve, orendive, librave, dhe çdo objekti që është në funksion historik, shpirtëror e psikologjik të jetës së grave, muzeu do të mundësojë informacione të pazbuluara më parë, duke ndihmuar kësisoj edukimin e të rinjve që nëpërmjet kulturës të kultivojnë njohuritë e tyre dhe memorien historike.

Fondacioni ALSAR përmes programeve të tij kulturore, angazhohet në ruajtjen e  vlerave te trashëgimisë kulturore.

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri-



Lajme të ngjashme