Ambasadori turk: Sistemi arsimor dhe rendi në Shqipëri nuk duhet të jenë rob i FETO-s

“Shkatërrimi i FETO-s bashkë me zgjatimet e saj është prioritet i vendit tonë. Sistemi arsimor dhe rendi në Shqipëri tashmë nuk duhet të jenë rob i FETO-s", tha të martën Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük në emisionin “Përballë” të RTSH-së

türkiye-nin tiran büyükelçisi murat ahmet yörük_03.jpg
Erdoğan_Edi Rama.jpg
Erdoğan_Edi Rama.jpg
Murat Ahmet Yörük - Edi Rama - Seyhan Pencablıgil.jpg
Recep Tayyip Erdoğan_Hashim Thaçi_Edi Rama ve eşleri.jpg

Ambasadori i Turqisë në Shqipëri: "Sistemi arsimor dhe rendi në Shqipëri nuk duhet të jenë rob i FETO-s"

Ambasadori i Republikës së Turqisë, Murat A. Yörük në emisionin e kësaj jave “Përballë” të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH), i është përgjigjur pyetjeve rreth çështjeve aktuale në Turqi, zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe presidenciale, rrezikut të organizatës terroriste FETO në Shqipëri, si dhe çështjeve të tjera të interesave dhe kontributeve turke në Ballkan.

Shkatërrimi i FETO-s bashkë me zgjatimet e saj është prioritet i vendit tonë, ai i ambasadës dhe i imi personal. Këto zgjatime terroriste duhet të mos shikohen si të pashmangshme në Shqipëri. Sistemi arsimor dhe rendi në Shqipëri tashmë nuk duhet të jenë rob i FETO-s”, deklaroi ambasadori Yörük.

Në këtë kuadër, bëri të ditur se Turqia ka Fondacionin Maarif me mbështetje shtetërore, me anë të të cilit synon hapjen e shkollave të vërteta turke jashtë vendit dhe përçimin e cilësisë arsimore turke, përfshirë edhe në Shqipëri.

Ambasadori turk theksoi se krahas institucioneve të tjera me maska legale, FETO ka futur në dorë edhe institucione arsimore, shëndetësore, mediatike dhe subjekte të tjerë të sektorit privat dhe u shpreh se Turqia e di se edhe në Shqipëri organizata ka zgjatimet e saj institucionale me pamje legale në këto fusha. 

Ai u bëri thirrje qytetarëve të Shqipërisë të drejtohen te fondacioni MAARIF dhe të informohen për këtë çështje, si dhe në të njëjtën kohë të mos i tolerojnë institucionet dhe individët e lidhur me FETO-n, të qëndrojnë sa më larg tyre dhe të mos i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollat e FETO-s.

Dua të theksoj se do të vijë një ditë kur ky rrjet tradhtar nuk do të ngurrojë të dëmtojë Shqipërinë”, u shpreh ambasadori turk, duke falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili në një intervistë ekskluzive për AA, tha se tentativa e FETO-s për grusht shteti në Turqi i ka bërë “më vigjilent dhe shumë të vëmendshëm pasi siguria kombëtare dhe stabiliteti demokratik i vendit të tij është prioritet i prioriteteve”.

Ambasadori turk pret që, siç tha ai, “prania e FETO-s në Shqipëri do të pastrohet nga territori shqiptar”.

Duke folur për lidhjet midis Shqipërisë dhe Turqisë dhe popujve të të dy vendeve, ambasadori Yörük tha se për pesë shekuj këta dy popuj jetuan së bashku në aspektin shpirtëror dhe kulturor, ndërsa kjo jetesë sipas tij ka lënë një respekt reciprok të paharrueshëm.

Duke kujtuar se në Turqi ka miliona shtetas turq me origjinë shqiptare dhe se asnjë turk nuk i sheh si të huaj Shqiptarinë dhe shqiptarët, ai tha se këto dy popuj kanë shumë elemente të ngjashme me burim nga lidhjet historike dhe kulturore, mijëra fjalë të përbashkëta, shumë gatime të tryezave, si dhe shumë zakone dhe tradita të përbashkëta që vazhdojnë t’i ruajnë.

Në historinë tonë kemi shumë figura të përbashkëta. Dihet se të paktën 32 kryeministra të kohës kanë qenë me origjinë shqiptare. Domethënë, vëllezërit tanë shqiptarë gjatë historisë asnjëherë nuk janë parë si të huaj. Atyre u është lënë besimi maksimal dhe u janë besuar detyrat të nivelit më të lartë”, theksoi Yörük.

Yörük, duke folur për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të mbajtura më 24 qershor në Turqi, kujtoi se ato pasuan pas referendumit të 16 prillit të vitit të kaluar, ku populli votoi për ndryshimin kushtetues që Turqia të përqafojë sistemin presidencial.

Ai shprehu besim se rezultatet e këtyre zgjedhjeve do të fuqizojnë më tej Turqinë në fushat politike, ekonomike, të sigurisë dhe në fusha të tjera.

Një Turqi më e fuqishme do të thotë më shumë investime, më shumë popullsi dhe më shumë bashkëpunim. Një Turqi më e fuqishme do të thotë një Evropë dhe një Ballkan më të begatë, më të qëndrueshëm dhe më të sigurt. Një Turqi më e fuqishme gjithmonë ka qenë në mbështetje të Shqipërisë. Dashuria që presidenti ynë ka për Shqipërinë dhe vëllezërit tanë shqiptar njihet nga të gjithë”, tha Yörük.

- Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri -



Lajme të ngjashme