• Video galeri

Kosovë - Grupi i parë i haxhilerëve niset për në Arabinë Saudite

Në organizim të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) për në haxh është nisur grupi i parë prej 260 besimtarëve myslimanë.

Kosovë - Grupi i parë i haxhilerëve niset për në Arabinë Saudite

Në organizim të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) për në haxh është nisur grupi i parë prej 260 besimtarëve myslimanë. Sivjet nga Kosova për në haxh shkojnë gjithsej 1080 besimtarë.

Përfaqësuesi i BIK-së, Fitim Gashi në deklaratë për AA tha se gjithçka shkon sipas planit dhe se sonte nga aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” për në Arabinë Saudite niset grupi i parë i haxhilerëve.

“Këtë vit kemi 1080 haxhilerë, sikur edhe vitin e kaluar. Ata janë të ndarë në pesë fluturime nga 260 haxhinjë”, tha Gashi. Në mesin e haxhilerëve nga Kosova janë edhe 370 gra. Grupi tjetër niset nesër, më pas më 13 gusht do të jenë edhe dy fluturime dhe më 15 gusht fluturon grupi i fundit. Haxhilerët kosovarë në Arabinë Saudite do të qëndrojnë nga 19 ose 20 ditë varësisht kur nisen.

Më i riu në moshë në grupin e haxhilerëve është 19-vjeçari Nuhi Geci nga Prishtina, student i Shkencave Islame. Geci është edhe biri i një dëshmori, ndërsa nëna dhe vëllai i tij më herët kanë kryer haxhin. Ai pret që haxhi i tij të pranohet tek Allahu.

“Kjo është një nga shtyllat e islamit dhe kur Allahu ua mundëson ta kryeni haxhin në këtë moshë të re, është kënaqësi që nuk mund të përshkruhet”, thotë Geci.

Kada Haziri nga Prishtina me bashkëshorten e tij niset për në haxh. Ata kanë qenë në umre, por kjo është hera e parë që shkojnë në haxh.

“Në emër të Allahut, ne u nisëm për në haxh. Dhasht Zoti që të gjithë që vijnë me ne të kalojnë mirë. Dhasht Zoti që edhe juve Allahu ua mundësoftë të shkoni në këtë vend të shenjtë”, tha ai.

Paketa e plotë për haxhilerët kosovarë kushton 3800 euro. (AA)



Lajme të ngjashme