• Video galeri

Rusia është konsekuente në çështjen e Kosovës

Drejtoresha e departamentit të informacionit dhe shtypit pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, deklaroi se vendi i saj respekton integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë.

Rusia është konsekuente në çështjen e Kosovës

Drejtoresha e departamentit të informacionit pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, deklaroi se qëndrimi i Rusisë ndaj Kosovës është konsekuent dhe se vendi i saj respekton integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë.

"Ne nuk zmbrapsemi nga ky qëndrim", tha Zakharova në një konferencë të përbashkët për media me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiç.

E pyetur për qëndrimin e Rusisë lidhur me përcaktimin e kufirit me shqiptarët e Kosovës, Zakharova tha: "Kur kemi të bëjmë me politikën e jashtme të Rusisë, dikush e pëlqen, ndërsa dikush tjetër jo, megjithatë, ne jemi konsekuentë. Konsistenca ka të bëjë edhe me rastin e Kosovës”, tha ajo.

Zakharova theksoi se çështja e Kosovës nuk prek vetëm Serbinë, sepse, siç u shpreh, është një problem ndërkombëtar, pasi Rezoluta 1244 e OKB-së nuk është shfuqizuar.

Daçiç, nga ana e tij, falënderoi Rusinë për raportin kundrejt Serbisë, për të shtuar se vendi i tij synon një partneritet strategjik me këtë vend.

I pyetur për demarkacionin me shqiptarët, Daçiç tha se ky propozim është një dëshirë për zgjidhje kompromisi për Kosovën dhe se kjo nuk duhet interpretuar si një dobësi.

Ai i quajti hipokritë ata që kanë kundërshtuar ndryshimin e kufijve.

"Si nuk kanë turp ata që thonë se nuk ka ndryshime kufitare, ata që na bombarduan për të ndryshuar kufijtë tanë? Si nuk keni turp, hipokritë? Kjo vlen edhe për Maqedoninë që njohu pavarësinë e Kosovës dhe tani thotë se nuk do të ketë ndryshime të kufirit", tha Daçiç. (AA)



Lajme të ngjashme