Maqedonia më 18 tetor fillon procesin e negociatave për anëtarësim në NATO

Më 18 dhe 19 tetor, në selinë e NATO-s në Bruksel, Maqedonia do të çelë zyrtarisht negociatat paraaderuese për anëtarësim të plotë në Aleancën Veriatlantike.

Maqedonia më 18 tetor fillon procesin e negociatave për anëtarësim në NATO

Më 18 dhe 19 tetor, në selinë e NATO-s në Bruksel, Maqedonia do të çelë zyrtarisht negociatat paraaderuese për anëtarësim të plotë në Aleancën Veriatlantike, deklaroi sot zëdhënësi i qeverisë Mile Boshnjakovski.

Në konferencën e rregullt javore me mediat, Boshnjakovski tha se në Bruksel do të udhëtojë një delegacion i gjerë nga Maqedonia i përbërë nga anëtarët e Komitetit të punës për integrimet e Republikës së Maqedonisë, pjesë e të cilit janë përfaqësues të Ministrisë së Jashtme, të Mbrojtjes, nga kabineti i Kryeministrit dhe institucioneve tjera përgjegjëse, të cilët do të kryesohen nga Koordinatori Kombëtar për anëtarësim në NATO, Stevo Pendarovski.

I pyetur të komentojë ecurinë e bisedimeve, nga fakti se zgjidhja e çështjes së emrit është kushti kryesor për anëtarësim të plotë, Boshjakovski tha se procesi zhvillohet paralelisht.

“Tashmë një delegacion i lartë i NATO-s, qëndroi në vendin tonë për të bërë përgatitjet për fillimin e negociatave, që do të thotë se tashmë janë aktivizuar instrumentet parapërgatitore, ndërkohë që edhe ne kemi bërë përgatitjet dhe jemi të gatshëm”, tha zëdhënësi qeveritar, për të përfunduar se më shumë informacione do të kemi në ditët kur do të zhvillohen bisedimet. (AA)

 


Lajme të ngjashme