Shqipëria ftesë NATO-s: Një prej ministerialeve tё 2019-s të mbahet në Tiranë

Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka, në mbyllje të Ministerialit të Mbrojtjes së vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut, i cili u mbajt në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel, u bëri një ftesë të veçantë drejtuesve të NATO-s.

Olta Xhaçka_NATO zirvesi2.jpg
Tiran Maratonu_2018_05.jpg
Tiran Maratonu_2018_12.jpg
İşkodra_Yunus Emre_Avrupa Diller Günü_faaliyet_01.jpg
İşkodra_Yunus Emre_Avrupa Diller Günü_faaliyet_03.jpg
Karajfilat që ka Shkodra_folklor grubu_03.jpg

Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë: “Një prej ministerialeve nё vitin 2019 të mbahet në Tiranë”

-Shqipëria ftesë NATO-s: Një prej ministerialeve vitin 2019 të mbahet në Tiranë

Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka, në mbyllje të Ministerialit të Mbrojtjes së vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut, i cili u mbajt në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel, u bëri një ftesë të veçantë drejtuesve të NATO-s dhe vendeve anëtare.

Ministrja propozoi që një prej Ministerialeve të NATO-s për vitin e ardhshëm të mbahet në Tiranë.

“…Do kisha kënaqësinë që Ministeriali i NATO-s në 10 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancë të zhvillohet në Tiranë…”, u shpreh Xhaçka.

Këtë propozim ministrja Xhaçka e bëri gjatë darkës zyrtare në prani të sekretarit amerikan Mattis, sekretarit të përgjithshëm Stoltenberg dhe ministrave të Mbrojtjes të NATO-s.

Ministrja Xhaçka nënvizoi angazhimin e qeverisë shqiptare për rritjen e buxhetit dedikuar mbrojtjes, duke përsëritur angazhimin për të përcaktuar 2% të GDP për mbrojtjen deri në vitin 2024 si dhe siguroi vendet anëtare se Shqipëria do të vijojë angazhimin në misionet paqeruajtëse përkrah aleatëve të saj.

“…Deri në viti 2024, buxheti për mbrojtjen do të jetë 2% e GDP…”, - tha Xhaçka, ndërsa bëri të ditur dhe çertifikimin e pak ditëve më parë të 1 mijë efektivëve të këmbësorisë nën monitorimin e ekspertëve më të mirë të NATO.

Ministerialet e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s mbahen 3 herë në vit.

***

-Në Tiranë mbahet Maratona 2018 

Nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës dhe Federatës Shqiptare të Atletikës, më shumë se 2500 vrapues, 350 nga të cilët të huaj, nga 40 shtete të ndryshme, garuan në tre kategori: “We too”, “Half Marathon” (21, 0975 km) dhe “Tirana 10K”, në edicionin e tretë të Maratonës së Tiranës.

Në kategorinë “Half Marathon” (21, 0975 km) fitues u shpallën Abel Kibet Rop nga Kenia dhe Luiza Gega nga Shqipëria.

Ndërsa, fituesit e garës në kategorinë “Tirana 10K” ishin, Nelson Kipkogei nga Kenia dhe Ruth Nundu Mbatha po nga Kenia. Fitues i garës për personat më aftësi të kufizuara, “We Too” u shpall Bledar Suxha.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa i dorëzoi çmimin fitueses së garës prej 21 kilometra për femra, Luiza Gegës, deklaroi se Tirana fitoi gjithashtu garën e saj sa i përket organizimit dhe festës sportive.

Në fjalën e tij, përpara nisjes së maratonës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndërsa falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në këtë garë si dhe ata që e mundësuan atë, theksoi se ajo është një mundësi për të treguar që Tirana është një qytet që do progresin, sportin dhe jetën e shëndetshme. “E di që do të ketë shumë kompetitivitet, kanë ardhur disa sportistë profesionistë. Në fund fare, të gjithë e dimë, shpirti i maratonës, si ai ushtari i mirë i Athinës është të mbërrijë në destinacion dhe të themi që betejën e fituam. Suksese të gjithëve, jemi të gjithë fitimtarë në një qytet ku rrëzohemi dhe ngrihemi bashkë dhe jam i bindur që në fund fare të gjithë do përqafohemi si fitimtarë”, tha Veliaj.

Kryetari i Bashkisë theksoi faktin se maratona e Tiranës është një ngjarje sportive ku garojnë jo vetëm sportistë, por edhe ku promovohen kauza të ndryshme shoqërore, siç është edhe ajo e njerëzve me aftësi ndryshe. “Kemi në fakt jo ndarje sipas kombesh, por kemi edhe ndarje sipas kauzave. Kemi shumë kauza sot. Një nga garat është gara e “We too” për të gjithë personat me aftësi speciale, ju japim një super duartrokitje atyre, kurajë dhe shumë fuqi si një qytet që është i aksesueshëm për të gjithë dhe që i pranon të gjithë. Ndërkohë që kemi disa kauza të tjera që pashë. Pashë që kemi një “Run for refugees”. A mund t’i japim një duartrokitje të gjithë kolegëve të “Run for refugees”? Janë atje mendojnë që hanë bukë veç, por në fakt hanë bukë me ne, sepse edhe ne besojmë si ata që duhet të jemi një vend dhe një kontinent që refugjatët i trajton me respect, si një komb që e ka kaluar vetë këtë eksperiencë me emigracionin”, u shpreh kryetari i bashkisë.

Ndërsa, ministrja e Arsimit dhe e Sportit e Shqipërisë, Lindita Nikolla, e cila i dorëzoi çmimin e parë fituesit të garës 21 km për meshkuj, vlerësoi organizimin e kësaj maratone që i ka dhënë qytetit një emër pozitiv në botë.

Është fitore e madhe për qytetin, për Shqipërinë. Ndaj, kjo krenari e rimit të punëve të qytetit po përcillet edhe një standard i ri në organizimin e maratonës, kësaj energjie, këtij shpirti gare, por edhe një jete të shëndetshme përmes sportit”, tha Nikolla.

Përmendim se Seda Kirdar, sekretare e tretë në ambasadën turke në Tiranë, ishte pjesë dhe përfaqësuese e Turqisë në maratonën Tirana  2018.

***

-Dita Evropiane e Gjuhëve u festua edhe në institutin turk “Yunus Emre” 

Në Shkodër, përmes institutit turk “Yunus Emre” u zhvilluan një sërë aktivitesh për Ditën Evropiane e Gjuhëve.  Në këto aktivitete morën pjesë dekane të universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, pedagogë, drejtues të shkollave, nxënës, etj.

Drejtori i institutit “Yunus Emre” Zafer Kiyici në fjalën e tij u shpreh se promovimi i gjuhës turke është ndër misionet e institutit tonë dhe se që nga themelimi i institutit “Yunus Emre” në Shkodër deri më sotështë realizuar mësimdhënie e gjuhës turke për 1024 kursantë, rrugëtim ky që do të vazhdojë.

Zv. Dekania e Fakultetit Ekonomik, prof.as.dr. Albana Boriçi, duke theksuar kënaqësinë që dhuron vazhdimësia e bashkëpunimit 2 vjeçar, përshkroi ndikimin pozitiv të turqishtes tek studentët.

Dekania e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, prof.as.dr. Alma Hafizi, me përfshirjen e lëndës “Gjuha dhe Qytetërimi Turk” në kurrikulën mësimore, si rezultat i bashkëpunimit dhe me përzgjedhjen e kësaj lënde nga studentët, uroi për hapjen e departamentit të Turkologjisë në Fakultet.

Dekania e Fakultetit të Shkencave Shoqërore, prof. as. dr. Mimoza Priku, foli mbi vazhdimësinë që ka ndjekja e lëndës së turqishtes si lëndë me zgjedhje në fakultet, duke u shprehur që ky bashkëpunim duhet të vazhdojë edhe në fusha të ndryshme.

Ndërsa, pedagogia e Fakultetit Ekonomik, prof.as.dr. Mirjam Dibra, foli mbi bashkëpunimin me Fakultetin Ekonomik. Ajo gjithashtu shpjegoi për pjesëmarrësit dashurinë ndaj turqishtes të vajzës së saj të ndjerë, Edita Muça dhe kujtimet e saj gjatë viteve të studimit në Turqi duke përmbyllur njëkohësisht programin.

 

Ndërsa, nxënësve nga shkolla të ndryshme të qytetit, pjesëmarrës në aktivitetin që zgjati gjatë gjithë ditës në institutin turk, iu dha informacion mbi turqishten dhe Turqinë.

Gjithashtu gjatë aktiviteteve të Ditës Evropiane e Gjuhëve në institutin turk “Yunus Emre”, iu shpërndanë çertifikata kursantëve pjesëmarrës në kurset intensive të turqishtes të nivelit A1.2 gjatë semestrit Verë 2018.

***

-Fondacioni ALSAR ndihmon Luginën e Preshevës me donacione përmes organizatës IHH nga Holanda

Fondacioni arsimor, kulturor e humanitar “Alternativa e së Ardhmes” (ALSAR), me seli në Tiranë, i drejtuar nga kryetari Mehdi Gurra, gjithnjë, po përmendet për veprimtarinë e saj shumëdimensionale.
Fondacion ALSAR, që ka karakter arsimor, kulturor dhe humanitar, vazhdon të organizojë qindra projekte në ndihmë të fëmijëve jetimë, skamnorëve, të pastrehëve, të sëmurëve, të moshuarve, studentëve me bursa inkurajuese, nxënësve me çanta e materiale shkollore, për organizimin e konferencave shkencore, promovime librash e veprimtari të tjera me interes shoqëror, kombëtar e fetar.

Fondacioni ALSAR, kohëve të fundit, në bashkëpunim me Bashkësinë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM), ka zgjatur dorën e bamirësisë edhe për popullin e shumëvuajtur shqiptar të Luginës së Preshevës e më gjerë, duke e ndihmuar me projekte bujqësore si dhe donacione me materiale shkollore.

Këtë vit për dallim nga viti i kaluar, përmes donacionit nga organizata IHH nga Holanda, në një aksion të përbashkët midis përfaqësuesve të Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjës (BIPMB) dhe përfaqësuesve të Fondacionit Alternativa e së Ardhmes “ALSAR”, nga Shqipëria, u bë shpërndarja e materialit shkollor: çanta, fletore, stilolapsa, vizore etj, nëpër shkollat fillore të Komunës së Bujanocit, Novi Pazarit dhe Novi Sadit.
Një fjalë përshëndetëse dha sekretari gjeneral i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, prof. Refik Memeti, i cili theksoi se tashmë, këto tri institucione, e kanë konsoliduar rrugën e bashkëpunimit të ndërsjelltë, duke i ofruar Luginës së Preshevës dhe trevave tjera ku jetojnë myslimanët, donacione dhe projekte me vlerë dhe shumë të dobishme për popullatën myslimane.
Memeti më tej theksoi se donacioni përfshin gjithsejt 1400 çanta dhe po aq materiale shkollore, nga të cilat 900 copë u shpërndanë në Komunën e Bujanocit, 200 në Novi Pazar dhe 300 në Novi Sad.
Ky donacion ishte i mirëpritur nga nxënësit dhe drejtorët e shkollave, të cilët me kënaqësi i pranuan dhuratat, duke i falënderuar nga zemra për mirësinë që kanë treguar në drejtim të këtyre ndihmave shumë të nevojshme për procesin arsimor.
Lidhur me këtë donacion Selami Yüksel sekretar i organizatës turke IHH nga Holanda, u shpreh se kjo organizatë e themeluar, që nga viti 1993 e këndej ka shpërndarë ndihma tek familjet në nevojë nga viset ballkanike, duke shtrirë aktivitetin nga viti i kaluar me të njëjtin vizion edhe në Luginë të Preshevës.

***

-Karajfilat që ka Shkodra… 

“Karajfilat që ka Shkodra” është një prej grupeve artistike më të famshëm të kryeqendrës së Veriut shqiptar, që për 35 vjet kanë kënduar e përçuar breza pas brezi më të mirën e këngës qytetare. Tashmë që vetëm dy nga themeluesit janë ende aktivë, artistë të rinj po i shtohen grupit në mënyrë që tradita të vijojë.

Ishte viti 1983kohë kur do të krijohej grupi “Karajfilat që ka Shkodra”. Zëri i tyre do të vihej në shërbim të një misioni, atij të përçimit më tej të këngës qytetare të Shkodrës, djepit të artit dhe kulturës shqiptare.

Sot, pas 35 vitesh, një pjesë e madhe e tyre për shkak të moshës nuk janë aktiv në skenë, por qyteti i tyre i lindjes, përmes bashkisë së Shkodrës i ka nderuar në një natë të veçantë, ku Ahengu Shkodran i këtij viti ju kushtua pikërisht atyre, nën moton “Karajfilat prap këndojnë”.

Ahengu i kënduar live, nga këto zëra të magjishëm, i dha një emocion ndryshe spektatorit të shumtë që kishte mbushur oborrin karakteristik të kësaj banese shkodrane.

Drejtuesi i orkestrës, Ilir Zoga, mjeshtri i madh, Bujar Qamili si dhe këngëtarja e re e  kësaj perle muzikore për mikrofonin e radios “Zëri i Turqisë” vlerësojnë nismën për ta mbajtur gjallë emrin e këtij grupi.

“…Një rifillim shumë i mirë për ta, çdo gjë mbrapa besoj se do të jetë me shumë sukses për këtë grup….”.

“…Është e vërtetë ajo fjala; që çfarë ndodh në Shkodër nuk ndodh në gjithë Shqipërinë…”.

Ndërsa, maestro Zef Çoba që krijoi një këngë posaçërisht për këtë grup që feston ditëlindjen e 35-të, dha këtë mesazh: “…Besoj se kjo traditë do të vazhdojë, edhe kënga këtë domethënie ka...”.

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri-



Lajme të ngjashme