“Liria e mediave dhe siguria e gazetarëve, obligim moral për çdo shoqëri”

Në Mal të Zi u mbajt konferenca ndërkombëtare për qëndrueshmërinë e mediave të Ballkanit dhe sigurinë e gazetarëve.

Papa Francis_Millo Gjukanvoiq_Vatikan.jpg
basın
Karadağ Meclisi_Arnavutlar.jpg
Karadağ NATO.jpeg
Türkiye ve Karadağ bayrakları.jpg

Liria e mediave dhe siguria e gazetarëve, obligim moral për çdo shoqëri

Papa Françesku priti në audiencë, në Pallatin Apostolik në Vatikan, Presidentin e Malit të Zi Millo Gjukanoviq. Në takim u shpreh vlerësim për marrëdhëniet e mira midis dy vendeve, konsoliduar nga marrëveshja bazë e vitit 2011] si dhe u vu në dukje roli pozitiv i bashkësisë katolike në shoqërinë malazeze. Krahas kësaj u fol për gjendjen në vend dhe procesin e integrimit evropian, por dhe për tema me interes rajonal] ndër të cilat impenjimi në promovimin e bashkëjetesës ndëretnike dhe ndërfetare si dhe mbrojta e ambientit. Po ashtu u shkëmbyen opinione dhe mbi disa çështje ndërkombëtare duke iu referuar veçanërisht zgjidhjes së konflikteve. Në selinë e shenjtë Presidenti i Malit të Zi u takua dhe me sekretarin e shtetit Pietro Parolini. Mediat në Mal të Zi i kanë kushtuar vëmendje vizitës së Gjukanoviq në Vatikan, ku është paralajmërua dhe vizita kthesë e Papa Françeskut në Mal të Zi.

Shqiptarët në mal të Zi angazhohen për përfaqësim më dinjitoz në Parlamentin e Malit të Zi 

Në Parlamentin e Malit të Zi nën drejtimin e kryetarit Ivan Brajeviq është mbledhur grupi parlamentar që do të propozojë ndryshime apo plotësime në ligjin zgjedhor. Në takimin, i cili u bojkotua nga dy subjekte politike morën pjesë dhe përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare. Shqiptarët thonë se ka vite që presin ndryshimet në ligjin zgjedhor dhe shpresojnë se gjatë këtyre ditëve kanë arritur të bindin pozitën dhe opozitën në Mal të Zi se shqiptarët janë të cunguar në përfaqësimin e tyre në kuvendnin e Malit të Zi. Gjithnjë sipas tyre aksioni afirmativ duhet të trajtohet ndryshe dhe duhet të garantojë përfaqësimin e shqiptarëve në parlamentin e Malit të Zi e jo siç ka ngjarë në zgjedhjet e fundit, kur për mandatin e deputetit shqiptar është dashur numër shumë më i madh i votave se sa për deputetët e tjerë. Për votimin e këtij ligji nevojiten dy të tretat e votave dhe shqiptarët shpresojnë se për këtë do ti përkrahë pozita dhe opozita.

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq: Liria e mediave dhe siguria e gazetarëve, obligim moral dhe demokratik i çdo shoqërie

Në organizim të OSBE-së në Podgoricë u mbajt konferenca ndërkombëtare për qëndrueshmërinë e mediave dhe modelet e suksesshme të afarizimit të tyre. Në këtë konferencë, e cila u cilësua si më e rëndësishmja e organizuar ndonjëherë në Mal të Zi morën pjesë gazetarë dhe drejtues të mediave më të mëdha të Ballkanit. Të pranishmit i përshëndeti kryeministri i Malit të Zi Duhsko Markoviq, i cili në fjalën e tij më së shumti u ndal dhe foli për sigurinë e punës së gazetarëve, për të cilën tha se është e papranueshme që siguria e gazetarëve të jetë formë e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve. Ai tha se qeveria e Malit të Zi është vendosmërish e përkushtuar në sigurinë gazetarëve dhe sektorë të sigurisë kanë urdhër të qartë që të hulumtojnë deri në fund secilin kërcënim ndaj gazetarëve. Kryeministri Markoviq vlerësoi se siguria e gazetarëve nuk është kusht për anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian, por detyrim demokratik dhe moral i shtetit të Malit të Zi. Më pas kryeministri në fjalën e tij veçoi përkrahjen e vazhdueshme që Qeveria i ka dhënë mediave ndër vite. Ai tha se gjatë periudhës 2012-2013 transmetuesit komercialë dhe mediat elektronike kanë marrë ndihmë prej 5,3 milionë euro, ndërkohë që në vitin 2017 për mediat është ndarë ndihmë prej 1,6 milionë euro. Mali i Zi,- tha më tej kryeministri,- në mënyre te vazhdueshme punon dhe në harmonizimin e ligjeve të mediumeve në përputhje me standardet evropiane.   

Masa ndëshkuese për ata që nuk respektojnë simbolet dhe himnin kombëtar të Malit të Zi 

Qeveria malazeze ka miratuar propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Simbolet Shtetërore, me të cilin vendoset detyrimi i ngritjes së të pranishmëve gjatë ekzekutimit të himnit malazez, si dhe dënimin nëse shkelet kjo dispozitë. Gjoba ndaj personave fizikë për mosngritje gjatë intonimit të himnit malazez do të jetë nga 300 deri në 2.000 euro. Zgjidhja e re ligjore parasheh detyrimin e komunave dhe institucioneve publike, themelues i të cilave është shteti ose komunat të theksojnë flamurin kombëtar.

Bashkëpunim në fushën e mbrojtjes ndërmjet Malit të Zi dhe Gjermanisë

Ambasadori i Gjermanisë në Podgoricë, Robert Weber takohet me ministrin e Mbrojtjes së Malit të Zi, Predrag Boshkoviq. Në takim u vlerësua bashkëpunimi i dy vendeve në fushën e mbrojtjes, veçmas kur është fjala për pjesëmarrje të përbashkëta të forcave të armatosura në misionet ndërkombëtare, por dhe për përkrahjen e vazhdueshme që Gjermania i jep sektorit të mbrojtjes së Malit të Zi në projektet e modernizimit . Ministri malazez ka falënderuar mysafirët, veçmas për sigurimin e pajisjeve të rënda të komunikacionit dhuratë kjo e vyer që Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë i ka bërë Malit të Zi. Ai po ashtu ka thënë se Mali i Zi, si anëtari më i ri i NATO-s, do të vazhdojë në mënyrë aktive të përkrahë politikën “e dyerve të hapura” veçmas kur është fjala për vendet e Rajonit që aspirojnë për anëtarësim në NATO. Ambasadori Weber ka përsëritur se do të vazhdojë të mbështesë Malin e Zi në fushën e mbrojtjes. Bashkëbiseduesit janë pajtuar se sfidat e sigurisë  kërkojnë bashkëpunim më të madh të vendeve anëtare të Aleancës.

Kryetari i Podgoricës takohet me kryetarin e Kirklarelit 

Turqia dhe Mali i Zi kanë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale, e ky bashkëpunim reflektohet edhe në nivelin e komunave. Kështu u tha në takimin që kryetari i Podgoricës Ivan Vukoviq pati me kryetarin e Kirklarelit, Mehmet Siyam Kesimoğlu, përfaqësuesit e kompanisë turke për energji “Vesmes” si dhe përfaqësuesit e Drejtorisë për Diasporë të Mali të Zi. Kryetari Vukoviq ka nënvizuar se kryeqendra ka potencial për bashkëpunim në të gjitha sferat, nga ekonomia e deri tek kultura dhe shtoi se në plan është prezantimi i investimeve në Podgoricë, përfaqësuesve të Korit Diplomatik. Ndërkaq kryetari i Kirklarelit tha se rreth 40% e qytetarëve të këtij qytetit të Turqisë kanë prejardhje nga Mali i Zi. “Ne mburremi më këtë multikulturë, në kuadër të qytetit kemi siguruar dhomën e kulturës malazeze, ku kemi ekspozuar eksponate që dëshmojnë për zakonet dhe traditat e Malit të Zi”. Ai shtoi se në plan është ndërtimi i parkut kushtuar miqësisë Mali i Zi–Turqi dhe me kënaqësi do të propozohet që një rrugë e këtij qyteti të mbajë emrin e Podgoricës.   

-Përgatiti për TRT Shqip, Vera ALIBEGU KATANA



Lajme të ngjashme