Në Tiranë mbahet Kongresi II Ndërkombëtar i Studimeve Otomane

Kongresi u organizuar në kryeqytetin e Shqipërisë Tiranë, me mirëpritjen e Universitetit të Tiranës dhe bashkëpunimin e Institucionit të Historisë Turke

RIDA IHJA 1.jpg
FSK Kutuphane.jpg
ARN Otoman konferansı.jpg

Lufta kundër krimit dhe trafikut kusht kryesor i BE-së për integrimin e Shqipërisë

-Lufta kundër krimit dhe trafikut kusht kryesor i BE-së për integrimin e Shqipërisë

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca ka reaguar lidhur me operacionet e zhvilluara nga policia shqiptare në disa qytete të Shqipërisë. Ku gjatë operacioneve janë goditur katër grupe kriminale, teksa janë arrestuar 27 persona, në mesin e tyre edhe dy ish-deputetë të Partisë Socialiste.

Soreca thekson se lufta kundër krimit dhe trafikut është një nga kushtet kryesore të BE për integrimin.

Ne mirëpresim operacionin e gjerë antidrogë të ndërmarrë sot në qytete të ndryshme nga Policia e Shtetit. Lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës është një prioritet për në BE”, deklaron Ambasadori.

Soreca thekson se BE pret që ndjekjet penale dhe dënimet të vazhdojnë me rezultate të tjera.

Presim që ndjekjet penale dhe dënimet të vazhdojnë me rezultate të qëndrueshme”.

***

-TAP, nisin punimet për ndërtimin e seksionit detar që lidh Shqipërinë me Italinë

Fillojnë punimet për ndërtimin e pjesës detare të Gazsjellësit Trans Adriatik që lidh Shqipërinë me Italinë.

Në ceremoni, kryeministri shqiptar, Edi Rama tha se kontributi për ekonominë shqiptare nga ky projekt është shumë i rëndësishëm.

Kreu i qeverisë theksoi ndër të tjera se Shqipëria mbetet një vend i sigurt për investime.

“…Ekonomia shqiptare falë gazsjellësit do të përfitojë afro 1 miliard euro injeksion në dy dekadat e ardhshme dhe këtë e thotë një studim i Universitetit të Oksfordit…”.

Ndërsa, për ministrin e Energjetikes dhe Transportit, Damian Gjiknuri,  gazsjellësi TAP do të ofrojë siguri në aspektin energjetik.

“…Do të përshkallëzohen pozitivisht në të ardhmen do të krijojnë një sektor që do ti japë të ardhme Shqipërisë, si nga pikëpamja e sigurisë energjetike, por mbi të gjitha dhe për zhvillimin ekonomik, duke thyer edhe ata skeptikë që thonë që me ikjen e projektit TAP do të ulen investimet e huaja. Përkundrazi!...”.

Seksioni detar i gazsjellësit do të jetë me një gjatësi 105 km, duke lidhur segmentin shqiptar me atë italian.

Tubat do të shtrihen në shtratin e detit Adriatik, ku pika më e thellë e gazsjellësit do të jetë më shumë se 810 metra nën nivelin e detit.

Afërsisht 10 anije do të merren me ndërtimin e seksionit detar.

Përmendim, projekti TAP, me vlerë 4,5 miliardë euro, është një prej projekteve energjetike parësore për Bashkimin Evropian dhe ka tërhequr një investim prej 1,5 miliardë eurosh nga Banka Evropiane për Investim, që miratoi këtë hua në fillim të shkurtit 2018.

I lidhur me Gazsjellësin Trans-Anadollian të Gazit Natyror (TANAP), në kufirin greko-turk, TAP do të kalojë në veri të Greqisë, Shqipëri dhe detin Adriatik para se të dalë në jug të Italisë ku do të lidhet me rrjetin italian të gazit natyror.

***

-Në Tiranë mbahet Kongresi II Ndërkombëtar i Studimeve Otomane

Kongresi i Dytë Ndërkombëtar i Studimeve Osmane, i pari i të cilit është organizuar më datë 14 -17 tetor 2015, në Sakarya, për këtë vit kongresi vijues u organizuar në datat 17 - 20 tetor 2018, në kryeqytetin e Shqipërisë Tiranë, me mirëpritjen e Universitetit të Tiranës dhe bashkëpunimin e Institucionit të Historisë Turke (TTK).

Në këtë aktivitet të organizuar nga Shoqëria Historike Turke, agjencia TIKA dhe instituti turk “Yunus Emre” morën pjesë 120 akademikë nga e gjithë bota.

Kongresi shqyrtoi përvojën historike otomane, duke nënvizuar paqen si element përçues të sundimit dhe modelit Osman.

Një prej historianëve të cituar, Arif Bilgin, është shprehur se në 100 vitet që pasuan rënien e Perandorisë Osmane, në rajonet e dikurshme të saj pasuan luftëra dhe tensione të pandërprera.

Përvoja otomane tregoi sesi paqja mund të dominojë në këtë rajon

Po kështu edhe presidentit i Shoqërisë Historike Turke, Refik Turan, ka folur për lidhjet e thella turko-ballkanike, që duhet sipas tij të jenë një udhëzues për të ardhmen.

Nga ana tjetër, kryetari i Institutit të Historisë Turke, Prof. dr. Refik Turan ka  zhvilluar një vizitë në  institutin “Yunus Emre” në Tiranë, ku është pritur nga drejtori Omer Osman Demirbash.

Në fund të vizitës së tij, Prof.Turan la një shënim në fletoren e nderit.

***

-Shoqata humanitare tuke “RIDA” në bashkëpunim me shoqatën “IHJA” në ndihmë të jetimëve

Në prag të stinës së dimrit shoqata humanitare tuke “RIDA” në bashkëpunim me shoqatën arsimore, kulturore dhe humanitare “IHJA” bënë të  mundur shpërndarjen e ndihmave në veshmbathje(xhakovente, pantallona, këpucë)për 90 fëmijë jetimë të zonës së Shkodrës.
Ky organizim u mundësua me sponsorizimin kryesor të Ahmet Gazi nga Turqia, që është njëkohësisht një nga përfaqësuesit e fondacionit “RIDA”.

Kryetari i shoqatës “IHJA”, z. Jetmir Braqi i pyetur për organizimin e këtyre ndihmave të herë pas hershme për mikrofonin e “Zërit të Turqisë”, TRT-së u përgjigj:

“…Shoqata “ RIDA” me qendër në Konja  të Turqisë, përveç aktiviteteve shumë të frytshme arsimore dhe kulturore ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm edhe në aktivitetet humanitare, të cilat janë ofruar në forma të ndryshme.

Vlen të përmenden veçanërisht organizimet gjatë festave fetare si :

shpërndarjen e pakove ushqimore dhe shtrimin e iftareve gjatë muajit të bekuar të Ramazanit, shpërndarjen e mishit të kurbanit për të gjitha familjet e varfra si dhe ndihma të tjera të ndryshme.

Në vazhdën e këtyre aktiviteteve humanitare në prag të stinës së dimrit u bë e mundur shpërndarja e ndihmave në veshmbathje(xhakoventa, pantollona, këpucë) për 90 jetimë të zonës së Shkodrës.

Ishte më të vërtetë emocionuese të shohësh gëzimin në sytë e këtyre fëmijëve jetimë. Kujtoj këtu thënien e profetit a.s, që thotë: Kush gëzon jetimin do të jetë afër me mua në Xhennet...”.

Gjithashtu, z. Braqi në fund të mesazhit të tij falënderondonatorët turq dhe shoqatën humanitare turke “RIDA” për këto ndihma ndaj njerëzve nevojtarë, pa dallim.

“…Kështu edhe unë si kryetar i shoqatës “ IHJA” këtu në Shkodër gjej rastin të falënderoj përzemërsisht vëllezërit tanë turq, donatorët e shoqatës ”RIDA” për përkushtimin e madh dhe punën humanitare që bëjnë në shërbim të komunitetit tonë, vazhdimisht të gatshëm për të ofruar ndihmën e tyre aty ku është më e nevojshme. Zoti i shpërbleftë të gjithë bamirësit. Faleminderit!...”.

***

- Përfaqësues të FSK-së vizitë në bibliotekën publike të Shkodrës.

Në kuadër të shkëmbimeve ndërbibliotekare përfaqësues të Forcave të Sigurisë Kombëtare të Republikës së Kosovës dhe të Bibliotekës Kombëtare "Pjetër Bogdani", bënë një vizitë në bibliotekën publike të Shkodrës, “Marin Barleti”, ku u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit ndërbibliotekar mes bibliotekës të Shkodrës dhe dy bibliotekave të administruara nga FSK.

Me këtë rast, bibliotekës “Marin Barleti”  ju dhuruan disa libra, mes të cilëve veçojmë: "Bardhësi e Atdheut" (Enciklopedi e dëshmorëve të UÇK-së 1997-2002) të autorit Afrim Mustafa, një pjesë e serisë monografike "Fenikasit e Ilirisë", "Toka skuq dhe qielli nxin" të Afrim Hysenit, si dhe disa vëllime poetike të autorëve Izet Abdyli dhe Ilir Shaqiri.

Drejtori i bibliotekës së qytetit të Shkodrës, Gjovalin Çuni në lidhje me vizitën e parë të FSK-së në këtë institucion kulturor për Zërin e Turqisë, TRT-në tha:

“…Ishte një nder i veçantë për bibliotekën tonë që Forca e Sigurisë Kombëtare të Kosovës bënë një vizitë në bibliotekën e qytetit. Vizita u organizua në kuadër të shkëmbimeve ndërbibliotekare nëpërmjet  përfaqësuesve të Forcave të Sigurisë Kombëtare të Kosovës dhe të Bibliotekës Kombëtare të Prishtinës, "Pjetër Bogdani", ku në këtë vizitë u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit ndërbibliotekar mes bibliotekës sonë që natyrshëm është një nga bibliotekat më të vjetra dhe më të rëndësishme në bibliotekat e Shqipërisë dhe dy bibliotekave të administruara nga FSK.

Krahas bashkëbisedimeve, krahas premtimeve reciproke për bashkëpunim, në fushën e bibliotekave dhe në fushën e organizimit dhe ndihmës të bibliotekave të administruara nga FSK-ja, me këtë rast u shkëmbyen edhe dhurata të ndryshme, natyrshëm në bibliotekë këto dhurata janë libra. Forcat e FSK-së i dorëzuan bibliotekës një sërë librash që pasurojnë fondet e bibliotekës kryesisht fondin e pasur Albano-Balkanologjik që ndodhet në bibliotekën tonë. Kështu ata i dhuruan bibliotekës  "Bardhësi e Atdheut" (Enciklopedi e dëshmorëve të UÇK-së 1997-2002) të autorit Afrim Mustafa, një pjesë e serisë monografike "Fenikasit e Ilirisë", "Toka skuq dhe qielli nxin" të Afrim Hysenit, si dhe disa vëllime poetike të autorëve Izet Abdyli dhe Ilir Shaqiri….”.

Ndërkaq, drejtori i bibliotekës, Çuni tha se këto bashkëpunime ndërbliliotekare dhe ndërkombëtare do të vijnë duke u forcuar në të ardhmen.

“…Mendojmë që edhe në të ardhmen të vijojmë lidhjet me këto dy biblioteka, sepse këto lidhje nuk do të jenë asgjë tjetër veçse lidhje që forcojnë marrëdhëniet ndërbibliotekare, si dhe  pasurojnë edhe fondet e bibliotekës me libra që do të dhurohen nga ana e bibliotekës sonë. Nga ana tjetër ne presim që të vijnë edhe libra botime që realizojnë Forcat Sigurisë Kombëtare që tashmë janë kthyer në Ushtria e Kosovës...”.  

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri-



Lajme të ngjashme