Hahn: Shqipëria po "vrapon" drejt BE-së, ka lënë pas Serbinë

Në një intervistë të gjatë për gazetën gjermane ”Die Welt” komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Johannes Hahn deklaroi se Shqipëria ndodhet në pararojë të anëtarësimit në union.

ARN YE.jpg
türkçe dersi Kukes.jpg
TIKA.jpg
Otizm merkezi Kukes.jpg

Komisioneri Hahn: Shqipëria po "vrapon" drejt BE, ka lënë pas Serbinë

Në një intervistë të gjatë për gazetën gjermane ”Die Welt” komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Johannes Hahn deklaroi se Shqipëria ndodhet në pararojë të anëtarësimit në union.

Zbatimi i marrëveshjes për emrin mes Shkupit dhe Athinës jep sinjalin se pajtimi në Ballkan është i mundur. Kjo marrëveshje ka efekt gjallërues edhe për zgjidhjen e konfliktit mes Serbisë dhe Kosovës”, thotë Hahn.

Dhe veprime të tilla do të çojnë në rrugëzgjidhjen e procesit të anëtarësimit”, thekson ai.

Pyetjes së ”Die Welt” se përse do të ndodhë një gjë e tillë, Hahn jep dy arsye:

”… E para, sepse vendet e BE-së argumentojnë se anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor ka kuptim nëse përfshihen të gjitha së bashku dhe e dyta ka një konkurrencë pozitive në Ballkan, ku secili vend bën progresin më të shpejtë”, thotë Hahn.

Për një kohë të gjatë Serbia dhe Mali i Zi ishin konsideruar në pararojë në procesin e anëtarësimit, por aktualisht në pararojë të këtij procesi mund të jetë Shqipëria dhe Maqedonia”, thekson në një intervistë të gjatë për gazetën gjermane ”Die Welt” komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Johannes Hahn.

Hahn ka bërë thirrje që t'i jepet fund negociatave të pranimit të Turqisë në union.

"Anëtarësimi i Turqisë në BE nuk është realist në të ardhmen e afërt…Do të ishte më e ndershme që Turqia dhe BE të ndjekin një drejtim të ri dhe t'i japin fund bisedimeve të pranimit", u shpreh komisioneri Hahn.

***

-Më 30 qershor 2019  do mbahen zgjedhjet vendore në Shqipëri

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka caktuar mbajtjen e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore më 30 qershor të vitit 2019. “Në mbështetje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në zbatim të rregullave të parashikuara në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, dekretoj që zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të zhvillohen ditën e diel, më datë 30 qershor 2019”, thuhet në dekretin e Metës, ka njoftuar Presidenca e Shqipërisë.

Me reformën e re administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Shqipëri ka 61 bashki në të gjithë Shqipërinë. 

***

Forcat Tokësore të Poshnjës gati për t’ju bashkuar NATO-s në Afganistan

Forcat Tokësore të Poshnjës vijojnë përgatitjet për t’ju bashkangjitur misionit të NATO-s në Afganistan, në kuadër të misionit të mbështetjes së përhershme.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka shprehet se armët e reja në përdorim të Forcës Tokësore, Beretta AR 70/90, mbërritën edhe në batalionin e tretë të këmbësorisë në Poshnje.

Armët e reja në përdorim të Forcës Tokësore, Beretta AR 70/90, mbërritën edhe në batalionin e tretë të këmbësorisë në Poshnje, ku ka nisur përgatitja për pjesëmarrjen në misionin e NATO-s në Afganistan, Resolute Support”, thekson Xhaçka.

Misioni Mbështetës i Përhershëm ose Operacioni Mbështetja e Përhershme është një mision i udhëhequr nga NATO. Aleanca e NATO-s këshillon dhe asiston misionin që përbëhet nga mbi 13,000 trupa në Republikën Islamike të Afganistanit. Ky mision filloi më 1 janar 2015. Ky është një mision i vazhdueshëm në Asistencën Ndërkombëtare të Sigurisë Forca (ISAF).

Qëllimi i misionit është të ofrojë trajnim, këshillim dhe ndihmë për forcat afgane të sigurisë dhe institucionet në konfliktin e tyre me grupe ekstremiste si talebanët, rrjeti i Haqqanit dhe ISIS-K.  

Deri më tani Shqipëria merr pjesë me 136 trupa në këtë mision.

***

-TIKA vijon të kontribuojë me projekte të ndryshme social-kulturore në zona të ndryshme të Shqipërisë

Para pak ditëve në qytetin e Kukësit u inagurua Qendra e Autizmit me kontributin e Agjencisë Turke për Zhvillim dhe Koordinim, TIKA, e cila ndihmon fëmijet autike të zonës në zhvillimin e aftësive, në të jetuarit në mënyrë të pavarur si dhe në uljen e problemeve të sjelljes.

Një prej përfaqësuesve të bashkisë Kukës, Liri Gjana falënderon TIKA-n për këtë projekt mjaft të rëndësishëm ndaj kësaj shtrese sociale…

“…Personat me aftësi të kufizuar në bashkinë Kukës kanë qenë gjithmonë persona të mbyllur pranë familjeve të tyre, persona të cilët nuk kanë pasur asnjë lloj shërbimi, çdo shërbim që ju ofrohet kundrejt tyre patjetër ju shërben familjeve, i shërben fëmijëve dhe aq ma tepër ndërtimi i kësaj qendre të re për fëmijët autik, mbështetur edhe nga TIKA me bazën materiale të nevojshme besoj se do jetë një nismë e mirë për të gjithë gamën e fëmijëve që do marrin shërbim pranë kësaj qendre. Gjithashtu do u shërbej atyre në zhvillimin konjiktiv, në zhvillimin fizik dhe në zhvillimin e tyre gjuhësorë për të arritur aty ku këta fëmijë duhet të jenë.

Gjejë  rastin dhe të falënderoj TIKA-n për këtë investim që ka bërë pranë bashkisë Kukës dhe shpresojmë që stafi i kësaj qendre do jetë pranë këtyre fëmijëve për të arritur ato rezultate të duhura…”.

Nga ana tjetër, Agjencia Turke për Zhvillim dhe Koordinim, TIKA ka restauruar Kullën e Sahatit në kalanë e Gjirokastrës, një vlerë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore shqiptare. Në kuadër të projektit janë realizuar edhe punimet e ndriçimit.

Arta Dollani, drejtuese e institutit të Monumenteve të Kulturës Shqiptare shpreh vlerësimet maksimale si dhe mirënjohje për këtë investim nga ana e TIKA-s…

“…Prej pesë vjetësh bashkëpunojmë në mënyrë të pa ndërprere me Agjencinë Turke për Koordinim dhe Zhvillim, jemi bashkëhartues të projektit dhe të restaurimit të pesë xhamive kryesore: xhamisë Et’hem Beut, kompleksit mesjetar në Berat, teqes së Elvetive, xhamisë Mbret, xhamisë së Beqarve, gjithashtu edhe xhamisë së Pazarit në Gjirokastër. Në proces janë gjithashtu edhe xhamia e Muradijes në Vlorë si dhe xhamia e Plumbit. Kemi një bashkëpunim të pandërprerë me TIKA-n. Përveç këtyre një ndihmë të konsiderueshme TIKA ka dhënë edhe për restaurimin Kullës së Sahatit në Gjirokastër, një nga objektet ikonë të monumenteve brenda kalasë së Gjirokastrës, i cili sapo ka përfunduar sahati është restauruar tërësisht së bashku me ndriçimin artistik të tij. Për këtë arsye jemi shumë mirënjohës për bashkëpunimin e deri tanishëm…”. 

***

-Instituti turk “Yunus Emre” në Tiranë zhvillon ceremoni certifikimi për studentët e turqishtes

Në sallën e konferencave të institutit “Yunus Emre” në Tiranë, u zhvillua ceremonia e ndarjes së çertifikatave, për 30  kursantët që ishin të suksesshëm në provimet e nivelit të gjuhës turke për periudhën e pranverës 2017/2018.

Drejtori i institutit “Yunus Emre” në Tiranë, Ömer Osman Demirbaş, në fjalën e tij u shpreh se në Shqipëri ka një interes të madh për mësimin e gjuhës turke. Dhe se instituti turk në Tiranë po vazhdon kurset për mësimin e gjuhës turke.

Sipas Demirbaş, ka interesim për të mësuar gjuhën turke si nga nxënësit ashtu edhe nga studentët.

“…Që nga viti 2009 kur u themelua instituti ‘Yunus Emre’ në Tiranë e deri më sot janë afërsisht 1.400 studentë dhe nxënës që kanë ndjekur kursin e gjuhës turke. Nxënësit e gjimnazit vijnë për të mësuar gjuhën turke për të kryer studimet e larta në Turqi, ndërsa studentët vijnë për të mësuar gjuhën turke me qëllim kryerjen e masterit dhe doktoraturës në Turqi. Përveç kësaj në Shqipëri bizneset turke janë shtuar shumë vitet e fundit dhe mësimi i gjuhës turke është një mundësi e mirë që ata që mësojnë turqishten të kenë mundësi punësimi në këto kompani…”.

Të pranishëm në ceremoninë e ndarjes së certifikatave në ambientet e këtij instituti ishin edhe mësuesit e institutit, kursantët që kanë ndjekur kurset e gjuhës turke, studentë dhe të ftuar të tjerë.

Pas ceremonisë së ndarjes së certifikatave, kursantët sëbashku me drejtuesit e institutit turk biseduan dhe shijuam kafen dhe llokumet turke, në “Shtëpinë Turke”. Gjithashtu u bisedua rreth mendimeve dhe qëllimeve të studentëve.

Vlen të përmendet se gjuha turke është edhe si degë në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës dhe është si lëndë me zgjedhje në disa universitete dhe gjimnaze të Shqipërisë.

-Gjuha turke tashmë edhe në qytetin e Kukësit

Në përgjigje të interesimit të nxënësve të qytetit të Kukësit për të zgjeruar horizontin e kulturës dhe njohurive të tyre në gjuhët e huaja rinisë mësimdhënia e turqishtes. Duke u konsideruar në këtë mënyrë si një mundësi optimale për të gjithë nxënësit dhe të rinjtë e interesuar, që përmes këtij projekti të përfitojnë mundësi e alternativa optimale arsimimi të standardeve bashkëkohore ndërkombëtare, për të ndjekur studimet në Turqi, si për ciklin e mesëm shkollor ashtu dhe për atë universitar.

Kursi ofrohet gratis dhe frekuentohet nga rreth 50 nxënës të ndarë në 3 grupe. Kursi drejtohet nga një mësues i specializuar, që do të punojë me këtë grupmoshë dhe me metoda bashkëkohore të ndërthurura me programe audio-vizivë, për t’a bërë atë sa më atraktiv dhe të plotësuar me elemente që lehtësojnë përvetësimin e dijes në mënyrë sa më të vlefshme. Realizimi i këtij projekti është një tjetër kurorëzim i suksesshëm i zhvillimit të marrëdhënieve të bashkëpunimit ndërmjet fondacionit “ALSAR” dhe bashkisë Kukës.

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri-

 

 



Lajme të ngjashme