Koment - A është ky një fillim i ri në marrëdhëniet Turqi-BE?

Marrëdhëniet Turqi-Evropë nuk janë sezonale ose afatshkurtra por zotërojnë një të shkuar rrënjësore të shtrirë në një periudhë shumë të gjatë.

Koment - A është ky një fillim i ri në marrëdhëniet Turqi-BE?

Marrëdhëniet Turqi-BE - A është ky një fillim i ri në marrëdhëniet Turqi-BE?

Kur shqyrtojmë edhe periudhën osmane mund të flasim për një histori 200 vjeçare. Kurse udhëheqësit e Republikës së Turqisë, nuk e ndërprenë traditën që vazhdonte prej periudhës osmane dhe që nga themelimi e deri më sot, për të arritur nivelin e mirëqenies, arsimit, ekonomisë dhe teknologjisë së kontinentit modern të Evropës, janë përpjekur që të zhvillojnë marrëdhëniet me këto vende. 

Në periudhën e Partisë Demokratike në Turqi, pas aplikimit për partneritet në Komunitetin Ekonomik Evropian ( EEC ) në vitin 1959, ndërmjet dy palëve për afërsisht gjysmë shekulli vazhdojnë procedurat dhe veprimet zyrtare për integrim.

Padyshim që duke parë historinë e marrëdhënieve ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian gjatë këtij gjysmë shekulli nuk mund të themi se marrëdhëniet kanë qenë të shëndetshme, të qëndrueshme ose një oborr me trëndafila pa gjemba. Shpeshherë janë përjetuar luhatje, zigzagë. Shpeshherë kanë gjelbëruar edhe shpresat por në përgjithësi në marrëdhënie ka pasur vrazhdësi. Sigurisht që në zgjatjen e këtij procesi që vazhdon me një skaj të hapur ka të bëjë shumë standardi i dyfishtë që zbatojnë kryeqytetet e BE-së kundër Ankarasë, shqetësimi pa vend dhe  qëndrimi dhe sjelljet e paqëndrueshme të këtyre vendeve. Nëse do të jepnin një shembull nga e shkuara e afërt, e para është moszbatimi i marrëveshjes së ripranimit ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian nënshkruar në 18 mars 2016-të. Sipas kësaj marrëveshjeje, Turqia duke marrë përsipër përgjegjësinë e Evropës ka vazhduar të hapë krahët për refugjatët sirianë dhe ka plotësuar çdo nevojë të tyre. Kurse Bashkimi Evropian duke mos i mbajtur premtimet e dhëna, ka neglizhuar nga përgjegjësitë e saj në tema të tilla si liberalizimi i vizave, fillimin e negociatave për anëtarësim, hapjen e kapitujve, reformën e unionit doganor dhe mbështetjen financiare prej 3 miliardë euro. Përsëri në 15 korrik 2016 gjatë tentativës së grushtit të shtetit, deklaratat mbështetëse jo të sinqerta, larg vendosmërisë dhe të vonuara të kryeqyteteve të Bashkimit Evropian për qeverinë legjitime të Turqisë, janë vetëm disa nga shembujt që mund të tregohen për standardin e dyfishtë  dhe kontradiktor të Perëndimit.

Por në marrëdhëniet Turqi-BE kanë ndodhur edhe shumë zhvillime shpresëdhënëse. Në ndikimin e zhvillimeve pozitive ka shumë faktorë të brendshëm dhe të jashtëm, rajonal, global dhe ekonomik.  Marrëdhëniet Turqi-BE të para në rrjedhën e historisë, përgjithësisht në aspektin rajonal, strategjik dhe konjekutural, në marrëdhëniet dypalëshe duken pozitive. Gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, rëndësia gjeopolitike dhe strategjike e Turqisë ka gjetur gjithmonë përgjigje në Perëndim. Për këtë arsye Turqia është bërë anëtare ndikuese në organizata të rëndësishme perëndimore si Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) dhe Aleanca e Atlantikut të Veriut (NATO).

Pas periudhës së Luftës së Ftohtë, sado që është pretenduar se është reduktuar rëndësia strategjike e Turqisë, zhvillimet konjekturale ka treguar se këto pretendime nuk janë të vërteta.  Sepse në Luftën e parë dhe të dytë të Gjirit, Turqia e ka provuar edhe një herë se sa rëndësi strategjike ka ajo për Evropën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe në ditët tona jemi ballë për ballë një gjeopolitike të ndryshueshme të ngjashme.

Në këtë periudhë kur politika ndërkombëtare është duke shkarë në një bosht shumë polesh, nga njëra anë del në plan të parë ndikimi i Rusisë, themeluesit të bllokut të Evroazisë nga ana tjetër kemi deklaratat e Donald Trump që u zgjodh president dhe që në fjalimin e ‘ballkonit’ dha sinjale se do të ndryshojnë seriozisht ekuilibrat ndërkombëtarë dhe marrëdhëniet Shtetet e Bashkuara të Amerikës-Bashkimi Evropian. Afrimi i Turqisë në periudhën e fundit me Rusinë dhe përshtypja pozitive e politikës së Trumpit kundrejt Turqisë, ka ndikuar pozitivisht qëndrimin e Evropës ndaj Turqisë.

Pas shumë çështjeve tensionuese që kanë buruar nga Bashkimi Evropian në këto vitet e fundit, vendimi i Komisionit Evropian për të përditësuar  Marrëveshjen e Unionit të Doganave, jep sinjale se Bashkimi Evropian në vitin e ri do të jetë më pozitiv ndaj Turqisë.  

Me përditësimin e Marrëveshjes së Unionit të Doganave, Turqisë do ti hapet rruga për të eksportuar në BE pa pengesa produktet bujqësore, të qumështit, tekstilit dhe industrisë. Kjo do të japë një kontribut të madh në fushën e eksportit të Turqisë që për rrjedhojë do të ndihmojë në rritjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Si rrjedhojë mund të themi se zhvillimet politike dhe strategjike të sipërpërmendura kanë bërë një ndikim pozitiv në Bashkimin Evropian, i cili ka marrë vendimin për përditësim.

Si përfundim Turqia dhe Bashkimi Evropian janë dy palë që kanë nevojë reciproke për njëra tjetrën. Turqia ka nevojë për Bashkimin Evropian dhe lidhjen e saj me kontinentin e Evropës për të rritur standardet e veta ekonomike dhe demokracinë. Kurse Bashkimi Evropian ndjen detyrimin për të bashkëpunuar me Turqinë për të arritur burimet energjetike të hapësirës së madhe të Lindjes së Mesme dhe për të zgjeruar interesat ekonomike, tregtare dhe strategjike të saj.

Nga Prof. Dr. Mustafa Sıtkı Bilgin



Lajme të ngjashme