Obama mban fjalimin e fundit si President

“Ka qenë një nder në jetën time që t’u shërbej, por nuk do të ndalem këtu. Do të jem krah jush, si qytetar”, u tha Obama përkrahësve të tij në Çikago, ku 8 vite më parë kishte gjetur forcë me sloganin “Yes we can”.

Obama.jpg
obama veda.jpg

Barack Obama në mbrëmjen me të vështirë të jetës së tij rigjen karizmën dhe forcën e tetë viteve më parë: ”Yes we can”. Përsërit këtë fjali nën brohoritjet masive të njëzetmijë mbështetësve që kanë ardhur në Mccormick Place, e njëjta qendër kongresesh në te cilën celebroi fitoren kundër rivalit Mitt Romney në zgjedhjet presidenciale 2012.

Yes We Can”, slogani që inicioi dhe trajektoren e tij politike pikërisht këtu në Çikago në një mbrëmje të nëntorit 2008 me më shumë shpresë dhe shumë më të magjishme, sot përdoret nga Obama si një ftesë për lufte, për impenjim civil ndaj një demokracie të tronditur dhe të kërcënuar.

Në mbrëmjen e lamtumirës së madhe lëshon një thirrje për tu mobilizuar: “Ju kërkoj të besoni tek vetvetja ,në aftësitë tuaja, sepse ndryshimi i vërtetë jeni ju”. I rrethuar nga pjesëmarrësit, të cilët janë familja e tij politike, në qytetin që ishte palestra dhe trampolina e tij drejt Presidencës, ai mund të marrë duartrokitje me shumë pak polemika. Por e përmend më shumë se një herë Donald Trump. I drejton paralajmërime indirekte, në respektimin e Kushtetutës Amerikane.

Por Obama mbi të gjitha i flet familjes së tij politike, në testamentin politik të tij që është një ftesë për impenjim civil: “Demokracia jonë është e kërcënuar ndërkohë që e konsiderojmë të garantuar nga kërcënimet. Kur ne jemi ulur, ne kritikojmë atë që është zgjedhur, dhe nuk kërkojmë se çfarë roli kemi luajtur ne në zgjedhjen e gabuar”. Posti më i rëndësishëm në një demokraci është i juaji, të luash rolin civil, qytetar. Jo vetëm kur janë zgjedhjet, jo vetëm kur interesat tuaja janë në rrezik”.
‘Dhe nëse jeni të lodhur të diskutoni me të panjohur në internet, - ironizon Obama, - provoni të takoheni njerëzisht me njëri-tjetrin. Kandidohuni për një funksion publik. Hyni në lojë, zbrisni ne fushë.

Këtë leksion të kulturës demokratike Obama e lidh pikërisht me historinë e tij në Çikago:” “Në këtë qytet kam mësuar se ndryshimi vjen vetëm nëse njerëzit impenjohen dhe i fitojnë të drejtat e tyre. Të drejtat nuk mund të fitohen pa impenjim civil”.

Obama nuk dëshiron të shtojë dozën e frikës dhe alarmit, që aktualisht është në nivele të larta pas 8 nëntorit 2016. Përkundrazi deklaroj se do të bëjë në respekt të Kushtetutës kalimin paqësor të pushtetit pas 8 ditësh, një vlerë e demokracisë amerikane. Por, përsëri përballet dhe me gjendjen aktuale të demokracisë amerikane, në analizën e tij kryqëzohen kritikat ndaj ideologjisë së Trump dhe autokritikën mbi ato që nuk arriti të realizonte gjatë presidencës se tij 8-vjecare. Rendit me krenari arritjet e Presidencës së tij që nga eliminimi i Ossama Bin Laden deri tek martesat gay. Por përmend edhe çështjet e parealizuara: që nga pabarazia ekonomike në rritje , shumë amerikane janë në kufijtë e kësaj rritjeje. “Është një tendencë me kohëzgjatje te gjatë”, nuk është se filloi gjatë presidencës Obama.

Si ta kurojmë? Duke rindërtuar Welfare, një rrjet mbrojtjeje i përshtatur në një ekonomi në të cilën shtresa e mesme po goditet gjithnjë e më shumë nga automatizimi dhe globalizimi. Duke riformatuar ligjet fiskale në mënyrë që të pengojnë shmangien nga detyrimet fiskale të shumëkombësheve. Nëse nuk bëjmë progres në këtë drejtim do të kemi më shume disiluzion dhe polarizim politik”.
Nuk dëshiron të evitojë atë që për të ka qenë argumenti më ngacmues gjatë presidencës së tij. Iluzionit se falë fitores së tij ne 2008, Amerika hyri në një periudhë “post-raciale”. Gjepura, nuk ka qenë kurrë realist, efektet e skllavërisë nuk është se janë zhdukur në vitet 60-të”. Pikërisht këtu lëshon shigjetime kundër Trump dhe të djathtës amerikane. Denoncon manipulimin me racizmin, për ata të cilët nxisin punëtorët e bardhë të besojnë se vështirësitë e tyre ekonomike kanë shkak minorancat etnike, dhe kështu konflikti social shndërrohet një lufte ndërmjet të varfërve për të ndarë thërrimet, ndërkohë që të privilegjuarit marrin pjesën e luanit.

Denoncon  ata, të cilët reagimin e ligjshëm të komuniteteve me ngjyrë dhe te emigrantëve i quajnë “razicëm anasjelltas”.

Sulmon islamofobinë:” Kundërshtoj me forcë diskriminimet ndaj bashkatdhetarëve tanë myslimanë, të cilët e duan Amerikën njësoj si ju”. Në një tjetër pasazh në mënyrë indirekte i drejtohet Trump, - ndaj fushatës së tij “post-faktuale” ose të veshur me mashtrime, – dhe ndërkohë thekson se “realiteti ekziston, dhe shkenca duhet respektuar” –një aludim për ndryshimet klimaterike.
Mallëngjehet dhe fytyra e tij mbulohet nga lotët, kur falënderon Michelle:” JO vetëm që gruaja ime është nëna e fëmijëve të mi, por ka qenë mikja ime më e mirë. Jam krenar për ty, Amerika është krenare për ty”.
Ai e paralajmëron Amerikën që nuk duhet kurrë “të largohet nga betejat globale për të zgjeruar të drejtat kundër ekstremizmit, kundër totalitarizmit”, dhe në këtë apel është dhe programi për të ardhmen e tij .Por tashmë që ai mbajti fjalimin e tij të fundit si President dhe ofrohet për ta vazhduar këtë betejë si qytetar, qoftë edhe si titullar nderi për opozitën ndaj Trump, ai është i vetëdijshëm se beteja është e gjitha në një realitet, në të cilin fjala e tij nuk do të ketë më rëndësinë dhe rezonancën e kësaj mbrëmjeje lamtumire.



Lajme të ngjashme