Trump publikon strategjinë e re ndaj Iranit

Bëhet e ditur se Trump do ta shpreh në mënyrë më të fortë opinionin e tij në lidhje me pezullimin e marrëveshjes bërthamore të arritur me Iranin në vitin 2015.

Trump publikon strategjinë e re ndaj Iranit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump sot do të publikojë strategjinë e re të vendit të tij ndaj Iranit.

Bëhet e ditur se Trump do ta shpreh në mënyrë më të fortë opinionin e tij në lidhje me pezullimin e marrëveshjes bërthamore të arritur me Iranin në vitin 2015.

Ndërkohë kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit, Ali Ekber Salihi është duke kërkuar përkrahje në Evropë që kjo marrëveshje të mbetet në fuqi.

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve gjatë kontakteve të tij në kryeqytetin Londër të Anglisë, Salihi tha se përfshirja e Gardës Revolucionare të Iranit në listën e organizatave terroriste do të jetë një vepër e qëndrimit armiqësor të ShBA-së ndaj popullit të Iranit.

 

Salihi në Londër u takua me ministrin e Jashtëm të Anglisë, Boris Johnson, me të cilin bisedoi në lidhje me fatin e marrëveshjes bërthamore të nënshkruar në vitin 2015 mes Iranit dhe vendeve P5+1 të përbërë nga anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Gjermanisë.

Kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit i bëri një vlerësim edhe mundësisë së përfshirjes së Gardës Revolucionare në listën e organizatave terroriste.

Duke e bërë të ditur se kjo do të jetë një qëndrim armiqësor i ShBA-së ndaj popullit të Iranit, Ali Ekber Salihi tha: “Ushtra dhe forcat e armatosura të një vendi janë garanca e sigurisë për atë. Prandaj një vendim i tillë që do të merret në këtë drejtim do ta quajmë si shpallje lufte”.

Ndërkaq fati i marrëveshjes bërthamore me Iranin ndodhet edhe në rendin e ditës të Rusisë.

Ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi se ministri Sergey Lavrov ka biseduar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson në lidhje me çështjen e programit bërthamor të Iranit.

“Kjo çështje është diskutuar në kuadër të Planit të Përbashkët të Veprimit në lidhje me programin bërthamor të Iranit të miratuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së në vitin 2015. Lavrov tërhoqi vëmendjen se Teherani i qëndroi besnik të gjitha dispozitave të planit të përbashkët të veprimit, ndërsa bëri të ditur se edhe pala tjetër duhet ti përmbahet dispozitave të dokumentit në fjalë”, u tha në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Jashtme e Rusisë.

 


Lajme të ngjashme