Katari i gatshëm për zgjidhjen e krizës me respekt të ndërsjellë për sovranitetin

Emiri i Katarit, Sheiku Tamim bin Hamad al-Thani, shprehu të martën gatishmërinë e vendit të tij për zgjidhjen e krizës së Gjirit në kuadër të një dialogu të bazuar mbi respektin e ndërsjellë për sovranitetin...

Katari i gatshëm për zgjidhjen e krizës me respekt të ndërsjellë për sovranitetin

Emiri i Katarit, Sheiku Tamim bin Hamad al-Thani, shprehu të martën gatishmërinë e vendit të tij për zgjidhjen e krizës së Gjirit në kuadër të një dialogu të bazuar mbi respektin e ndërsjellë për sovranitetin.

Sheiku Al-Thani u prononcua rreth çështjeve në lidhje me vendin e tij dhe krizën e Gjirit gjatë programit të hapjes së legjislaturës së 46-të të Asamblesë Konsultative të Katarit, në Doha.

“Ne jemi gati për zgjidhjen e krizës së Gjirit në kuadër të një dialogu të bazuar mbi respektin e ndërsjellë për sovranitetin. Por indikacionet, të cilat vijnë nga shtetet që zbatojnë embargo ndaj Katarit, tregojnë se këto vende nuk duan zgjidhje. Ne s’u trembemi marrëdhënieve të shkëputura me shtetet që po na bëjnë bllokadë, vendi ynë është një gjendje shumë të mirë edhe pa to. Mirëpo duhet të jemi të zgjuar, pasi s’është e drejtë të mendosh që këto vende do të mjaftohen vetëm me shkëputjen e marrëdhënieve. Sepse ata duan një ndëshkim kolektiv për popullin e Katarit duke ndërhyrë në punët e brendshme të vendit tonë. Ata po bëjnë në çdo vend hapa provokuese në dëm të Katarit”, deklaroi Al-Thani.

“Dëmet dhe humbjet në interesat e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit dhe vendeve të varura nga kjo organizatë do të vijojnë, ndoshta dhe do të rëndohen”, vlerësoi ai theksuar se kriza e Katarit nuk ka fitues apo humbës.

Sipas emirit kataras, shtetet që ushtrojnë bllokadë ndaj Dohas, synojnë të shkaktojnë një efekt tronditës në politikën e vendit të tij për të prishur stabilitetin.

“Neve na detyruan të heqim dorë nga pavarësia jonë dhe të pranojmë tutelën e tyre. Pastaj nisën implementimin e planit të dytë, të cilin po e vazhdojnë ende, për të dëmtuar ekonominë tonë”, shtoi Al-Thani.

Në qershor të këtij viti, Arabia Saudite, Bahrejni, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Jemeni, Libia dhe Maldivet shkëputën të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Katarin duke e akuzuar këtë vend për financim të terrorizmit, pretendim ky që është hedhur poshtë në çdo rast nga Doha zyrtare.



Lajme të ngjashme