Kinë - Arrestohet personi që mori peng avionin e kompanisë Air China

Një anëtar i ekuipazhit të avionit komercial Air China është marrë peng, ndërsa mjeti fluturues është detyruar të aterojë në aeroportin në Zhengzhou.

Kinë - Arrestohet personi që mori peng avionin e kompanisë Air China

Një anëtar i ekuipazhit të avionit komercial Air China është marrë peng, ndërsa mjeti fluturues është detyruar të aterojë në aeroportin në Zhengzhou, në vend se në Pekin siç planifikohej. 

Nga Drejtoria për Aviacion Civil të Kinës (CAAC) u njoftua se një pasagjer i avionit që fluturonte në relacionin Changsha-Peking, mori peng një anëtar të ekuipazhit, ku si pasojë avioni riorinetua në aeroportin tjetër.

Në njoftimin thuhet se pasagjeri në bussiness class duke përdorur lapsin mori peng anëtarin e ekuipazhit dhe kërkoi ndryshimin e rrugës.

Avioni ateroi në aeroportin në Zhengzhou, ndërsa pasagjerët u evakuuan në mënyrë të sigurt.

Policia arrestoi personin e dyshuar. (AA)



Lajme të ngjashme