Putin: Luftanijet ruse do të patrullojnë 7/24 në detin Mesdhe

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, mbajti një fjalim në një mbledhje të mbajtur në Soçi, me temë aktivitetet ushtarake...

Putin: Luftanijet ruse do të patrullojnë 7/24 në detin Mesdhe

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, bëri të ditur se luftanijet ruse, të pajisura me raketa të tipit “Kalibr”, do të patrullojnë pandërprerë në detin Mesdhe për shkak të kërcënimit nga terrorizmi në Siri.

Në fjalën e tij gjatë një mbledhjeje të mbajtur në Soçi, me temë aktivitetet ushtarake, Presidenti Putin tha: “Për shkak të kërcënimit nga sulmet e terroristëve ndërkombëtarë në Siri, luftanijet tona, të pajisura me raketa ‘Kalibr’, do të vazhdojnë me patrullime të pandërprera në detin Mesdhe.”

Putin tërhoqi vëmendjen se viteve të fundit është zgjeruar prania e marinës ruse në territoret e gjera, me në krye detin Mesdhe, Atlantikun Verior dhe Azipaqësorin.



Lajme të ngjashme