OBI dënon transferimin e ambasadës amerikane në Jerusalem dhe sulmet ndaj palestinezëve

OBI dënoi transferimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Tel-Avivi në Jerusalem pavarësisht të gjitha rezolutave të Kombeve të Bashkuara si dhe dhunën ndaj palestinezëve, që zhvillonin protesta paqësore në kufirin e Gazës...

OBI dënon transferimin e ambasadës amerikane në Jerusalem dhe sulmet ndaj palestinezëve

Organizata e Bashkëpunimit Islam (OBI) dënoi transferimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Tel-Avivi në Jerusalem pavarësisht të gjitha rezolutave të Kombeve të Bashkuara si dhe dhunën ndaj palestinezë, që zhvillonin protesta paqësore në kufirin e Gazës.

Me kërkesë të Turqisë, e cila është kryesuesja e radhës së Organizatës së Bashkëpunimit Islam, grupi i Përfaqësuesve të Përhershëm të OBI-t në Nju-Jork, u mblodh për të shqyrtuar zhvillimet e fundit në Palestinë.

Në mbledhje u dënua transferimin e Ambasadës amerikane nga Tel-Avivi në Jerusalem dhe dhuna e forcave izraelite ndaj palestinezëve, që zhvillonin protesta paqësore dhe u shqyrtuan hapat që mund të hidhen në lidhje me këtë temë në Kombet e Bashkuara.

Ndërsa Përfaqësuesi i Përhershëm i Turqisë në Kombet e Bashkuara, Feridun Sinirliollu (Sinirlioğlu) dha informacion në lidhje me Samitin e Organizatës së Bashkëpunimit Islam, që do të zhvillohet nesër (18 maj) në Stamboll me mirëpritjen e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).   



Lajme të ngjashme