Shënim – Reagimet botërore për takimin historik Trump-Kim

Shtrëngimi historik i duarve dhe marrëveshja për denuklearizimin e gadishullit Korean, arritur mes Presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij koreanoverior, Kim Jong-Un, në Singapor, ngjalli të martën në botë reagime pozitive, por shpesh të rezervuara...

Shënim – Reagimet botërore për takimin historik Trump-Kim

Shtrëngimi historik i duarve dhe marrëveshja për denuklearizimin e gadishullit Korean, arritur mes Presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij koreanoverior, Kim Jong-Un, në Singapor, ka ngjallur të martën në botë reagime pozitive, por shpesh të rezervuara.

SEULI: “Një ngjarje historike”

“Marrëveshja e Sentosas e 12 qershorit do të mbetet në historinë botërore si një ngjarje që i dha fund Luftës së Ftohtë”, është shprehur i entuziazmuar presidenti koreano-jugor, Moon Jae-In duke iu referuar ishullit të Sentosas në Singapor, ku dy drejtuesit janë takuar.

PEKINI: “Fillimi i një historie të re”

“Fakti që drejtuesit më të lartë të dy vendeve ishin ulur përkrah njëri-tjetrit për bisedime ka një kuptim të rëndësishëm dhe përbën fillimin e një historie të re”, deklaroi ministri kinez i Punëve të Jashtme, Wang Yi.

MOSKA: “Një hap i rëndësishëm”

“Fakti që ky takim u zhvillua, është sigurisht, pozitiv”, përshëndeti kreu i diplomacisë ruse, Sergey Lavrov.

“Ne mund të përshëndesim faktin që një hap i rëndësishëm është bërë. Sigurisht, që “djalli” është në detaje dhe ne duhet të presim më konkretisht. Por, impulsi, për atë që ne kuptojmë, është dhënë”, theksoi zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Ryabkov.

TOKIO : “Një hap i parë”

Qëllimi i Jong Un për të parë një denuklearizim të plotë të gadishullit korean u konfirmua me shkrim. E mbështes këtë hap të parë drejt një zgjidhjeje të të gjitha çështjeve përsa i përket Koresë së Veriut”, deklaroi Kryeministri japonez, Shinzo Abe.

PARIS: “Një hap domethënës”, por pa harruar Iranin

“Dokumenti i nënshkruar nga Donald Trump dhe Kim Jong-Un është një hap domethënës”, përshëndeti ministrja franceze e Çështjeve Evropiane, Nathalie Loiseau.

Ajo shprehu keqardhje për standartin e dyfishtë të aplikuar nga Uashingtoni, që hodhi poshtë marrëveshjen për programin bërthamor iranian.

BASHKIMI EVROPIAN: “Një etapë kyçe”

Samiti i Singaporit është një etapë kyçe dhe e nevojshme drejt një denuklearizimi, për përfaqësuesen e diplomacisë evropiane  Federica Mogherini.

AIEA “e gatshme për të ndërmarrë verifikime”

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike është gati të kryejë çdo aktivitet verifikimi në qendrat bërthamore koreano-veriore, nëse Uashingtoni dhe Pheniani e kërkojnë”, konfirmoi sekretari i përgjithshëm, Yukiya Amano, i cili përshëndeti rezultatin e samitit.

VARSHAVA: “Kujdes me marrëveshjet me një diktator”

“Duhet të jemi të vetëdijshëm për faktin se ishte një takim dhe përpjekje me një diktator”, theksoi Jacek Sasin, kreu i Komitetit të Përhershëm të Këshillit të Ministrave të Polonisë.

OSLO: “Puna filloi”

“E cilësoj si pozitiv faktin që ka pasur diskutime që, dukshëm, janë mbajtur me tone të qeta. Deklarata përmban shumë pika të përbashkëta me deklaratat e ngjashme që janë parë në të kaluarën. Tashmë një pjesë e madhe e punës ka filluar”, theksoi ministrja norvegjeze e Punëve të Jashtme, Ine Eriksen Soreide.



Lajme të ngjashme