SNHR: Brenda 1 viti në Idlib janë vrarë 1.109 civilë

Në sulmet e regjimit të Beshar Esadit dhe Rusisë në zonën e çtensionuar të Idlibit në Siri brenda 1 viti kanë humbur jetën 1.109 civilë.

SNHR: Brenda 1 viti në Idlib janë vrarë 1.109 civilë

Në sulmet e regjimit të Beshar Esadit dhe Rusisë në zonën e çtensionuar të Idlibit në Siri brenda 1 viti kanë humbur jetën 1.109 civilë.

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) publikoi një raport në lidhje me sulmet e regjimit të Esadit dhe Rusisë ndaj vendbanimeve civile në zonën e Idlibit, që në maj të vitit 2017-të u deklarua zonë e çtensionimit.

Sipas rrjetit në sulmet e bëra në periudha të ndryshme deri në sot janë vrarë 255 fëmijë, 209 gra, gjithësej 1.109 civilë.

Në raport bëhet e ditur gjithashtu se regjimi dhe forcat iraniane me anë të mbështetjes ajrore të Rusisë, që nga shtatori i vitit 2017-të e deri më sot kanë intensifikuar sulmet në vendbanimet civile brenda zonës së çtensionimit.

Sipas raportit të SNHR-së, në periudhën në fjalë, regjimi dhe forcat ruse kanë sulmuar 233 qendra ndër të cilat edhe shkolla, çarshi e qendra mjekësore.  

Gjithashtu bëhet e ditur se në disa sulme janë përdorë armë të ndaluara, ndër të cilat 752 herë janë përdorë bomba fuçi, 1 herë armë kimike, 19 herë bomba thërrmuese dhe 16 herë armë djegëse.  

Në raport i bëhet thirrje regjimit dhe mbështetësve të tyre që ti japin fund sulmeve që kanë në objektivë civilët dhe përgjegjësit të nxirren përpara gjykatave ndërkombëtare penale.  


 



Lajme të ngjashme