Rusia deklaron se do të kundërpërgjigjet ndaj Greqisë

Rusia deklaroi se do të kundërpërgjigjet ndaj vendimit të Greqisë për të dëbuar diplomatët rusë.

Rusia deklaron se do të kundërpërgjigjet ndaj Greqisë

Rusia deklaroi se do të kundërpërgjigjet ndaj vendimit të Greqisë për të dëbuar diplomatët rusë.

Ministria e Jashtme bëri të ditur se vendimit të Greqisë për të dëbuar 2 diplomatë rusë dhe ndalimin e hyrjes së dy të tjerëve në këtë vend, do ti përgjigjen në të njëjtën mënyrë.

Ministria bëri një deklaratë edhe në lidhje me pyetjen e gazetarëve për vendimin e Greqisë, që përfshin sanksione ndaj diplomatëve rusë.  

“Pas situatave të tilla merren masa kundërpërgjigjeje” ishte shprehja e përdorur në deklaratë.

Sipas lajmit të gazetës greke, Kathimerini të bazuar në burimet diplomatike, qeveria greke me arsyen se “kanë kryer veprime kërcënuese ndaj sigurisë kombëtare të Greqisë” mori vendim për të dëbuar 2 diplomatë rusë dhe ndalimin e hyrjes së dy të tjerëve në këtë vend.  



Lajme të ngjashme