• Video galeri

Italia e shqetësuar nga shkallëzimi i dhunës Izrael-Gaza

Përmes një komunikate me shkrim Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë u ka bërë thirrje të gjitha palëve të respektojnë armëpushimin.

Italia e shqetësuar nga shkallëzimi i dhunës Izrael-Gaza

Italia ka dënuar dhunën në rritje në zonën tampon ndërmjet Gazës dhe Izraelit dhe ka deklaruar se ndjehet e shqetësuar nga kjo situatë.

"Ministria e Punëve të Jashtme shpreh shqetësimin e thellë të saj dhe dënon përshkallëzimin e dhunës ndërmjet Gazës dhe Izraelit në orët e fundit", thuhet në komunikatën me shkrim të Ministrisë.

"Ministria e Punëve të Jashtme shpreson që të mbizotërojë vetëpërmbajtja, që dhuna të ndalet dhe që armëpushimi të respektohet nga të gjitha palët e përfshira. Dhuna e përshkallëzuar edhe njëherë dikton nevojën urgjente për të punuar mbi një zgjidhje politike në Gaza dhe për të zgjidhur çështjen e krizës humanitare në Rripin e Gazës", vazhdon deklarata.

Një avion luftarak i ushtrisë izraelite kishte marrë në shënjestër Qendrën e Kulturës “Saida al-Mishal”, në perëndim të Gazës, duke shkaktuar plagosjen e 18 palestinezëve.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Eshref al-Kudra përmes një komunikate me shkrim kishte njoftuar se në sulmet e Izraelit në Gaza nga mbrëmja e të mërkurës e këtej janë martirizuar një nënë shtatzënë bashkë me vajzën e saj 18-muajshe dhe një palestinez tjetër, si dhe ishin plagosur 30 palestinezë të tjerë.

Armëpushimi i arritur me ndërmjetësimin e Egjiptit mes Izraelit dhe grupeve palestineze të kryesuara nga Hamasi kishte hyrë në fuqi në orën 22.45 (ora lokale) të të enjtes.

 


Lajme të ngjashme