Izrael - 64% të qytetarëve të pakënaqur nga politikat e Kryeministrit Netanyahu

Rreth dy të tretat e izraelitëve janë shprehur të pakënaqur me politikat e Kryeministrit të tyre Benjamin Netanyahu ndaj Rripit të Gazës.

Izrael - 64% të qytetarëve të pakënaqur nga politikat e Kryeministrit Netanyahu

Rreth dy të tretat e izraelitëve janë shprehur të pakënaqur me politikat e Kryeministrit të tyre Benjamin Netanyahu ndaj Rripit të Gazës, kanë treguar të dhënat e një sondazhi të publikuar.

Sondazhi në fjalë, rezultatet e të cilit u publikuan të premten në të përditshmen izraelite “Maariv”, tregon se 64 për qind e izraelitëve janë "të pakënaqur" nga qasja e Netanyahut ndaj territorit të bllokuar.

Sipas sondazhit, i cili u realizua nga Panels Politics, një kompani konsulente me qendër në Tel-Aviv, 29 për qind e të anketuarve thanë se “janë të kënaqur" me politikën që Kryeministri e zbaton në Gaza, ndërsa shtatë për qind e të anketuarve refuzuan të japin opinion e tyre.

Sondazhi ka nxjerrë në shesh edhe mendimet e ndara mes izraelitëve rreth thirrjeve të fundit për një sulm më gjithëpërfshirës ushtarak mbi Rripin e Gazës të udhëhequr nga Hamasi, pasi 48 për qind janë shprehur pro-mendimit për një operacion të tillë, ndërkohë që 41 për qind janë shprehur kundër.

Njëmbëdhjetë për qind kanë refuzuar të japin mendimin e tyre.

“Maariv” thotë se studimi përfshiu 512 izraelitë të zgjedhur në mënyrë të rastësishme, me një normë gabimi prej 4,3 për qind.

Muajt e fundit kanë dëshmuar një ngritje të tensioneve përgjatë zonës tampon mes Gazës dhe Izraelit.

Të enjten, një burim palestinez tha se Izraeli dhe fraksionet me seli në Gaza kanë arritur një armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti, i cili synon të sjellë qetësi në rajon.

Armëpushimi në fjalë u bë armëpushimi i pestë në dy muajt e fundit mes Izraelit dhe grupeve palestineze të arritur në ndërmjetësimin e Egjiptit.

 

Ushtria izraelite kishte njoftuar se nga mbrëmja e ditës së mërkurë avionët luftarak kanë shënjestruar mbi 150 objektiva në Gaza, ndërsa pretendoi se nga Gaza në drejtim të Izraelit janë dërguar 180 raketa.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza bëri të ditur se nga sulmet izraelite drejt Gazës kanë rënë dëshmorë dy palestinezë, ndërsa 30 të tjerë ishin plagosur. (AA)



Lajme të ngjashme