Katari rikonfirmon mbështetjen ndaj Turqisë

Emiri i Katarit, Sheiku Tamim bin Hamed al-Thani tha se do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë Turqisë dhe vëllezërve turq, të cilët janë gjendur pranë problemeve të Umetit dhe Katarit.

Katari rikonfirmon mbështetjen ndaj Turqisë

Mbështetjen ndaj Turqisë Emiri i Katarit, al-Thani e theksoi edhe një herë në një postim që bëri të mërkurën në llogarinë e tij në median sociale (Twitter).

“Jemi me Turqinë dhe vëllezërit tanë atje, të cilët kanë qëndruar pranë problemeve të Umetit dhe Katarit. Në kuadër të takimeve të rëndësishme që pata sot (të mërkurën) me Shkëlqesinë e Tij Presidentin Erdoan njoftuam një paketë me projekte investuese me vlerë 15 miliardë dollarë në këtë vend prodhues e me një ekonomi të fuqishme dhe të shëndoshë”, ka shkruar al-Thani.

Ky postim i al-Thanin në median sociale u ripostua nga Presidenti Erdoan dhe ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) në llogaritë e tyre në Twitter.

Erdogan dhe al-Thani të mërkurën u takuan në Kompleksin Presidencial në Ankara. Në këtë takim Katari njoftoi konkretizimin me shpejtësi të paketës investuese prej 15 miliardë dollarësh në Turqi.



Lajme të ngjashme