Algjeria fillon nxjerrjen e statistikave të krimeve të kolonializmit francez

Algjeria ka ngritur një grup pune për evidentimin e krimeve të kryera nga Franca në vitet 1830-1962, periudhë në të cilën vendi ishte një koloni e saj...

Algjeria fillon nxjerrjen e statistikave të krimeve të kolonializmit francez

Algjeria ka ngritur një grup pune për evidentimin e krimeve të kryera nga Franca në vitet 1830-1962, periudhë në të cilën vendi ishte një koloni e saj.

Ministri algjerian i Muxhahidinëve, Tayeb Zitouni, deklaroi gjatë një ceremonie në provincën Kosantin se kanë nisur të nxjerrin statistikat e krimeve që janë kryer nga Franca gjatë periudhës kolonialiste 132-vjeçare.

Duke bërë me dije se ky hulumtim gjithëpërfshirës do të realizohet nga Qendra Kërkimore e Lëvizjes Kombëtare dhe Revolucionit Çlirimtar, Tayeb Zitouni sqaroi se në këtë mënyrë qeveria synon të informojë qytetarët dhe botën mbi krimet e kryera ndaj popullit algjerian.

“Të flasësh për Francës është njëlloj si të flasësh për male kafkash dhe dete e oqeane gjaku”, komentoi Zitouni duke vënë në pah se grupi i punës së Qendrës Kërkimore të Lëvizjes Kombëtare dhe Revolucionit Çlirimtar do të nxjerrë edhe statistikat e personave që kanë humbur jetën si pasojë e minave të vendosura gjatë periudhës së kolonializmit francez.

Algjeria ka qenë një koloni e Francës për 132 vite, nga 1830-a deri më 1962-shin.

Historianët ekspertë të periudhës kolonialiste në Algjeri, ku ka ende dëshmitarë të gjallë të asaj kohe të dhimbshme, nënvizojnë se në këtë shtet afrikanoverior janë bërë tortura dhe masakra masive, ndërsa qindra-mijëra njerëz të pafajshëm janë internuar me dhunë.

Franca, nga ana e saj thotë se “duhet të mbyllen defterët e së kaluarës dhe të shikohet drejt së ardhmes” sa herë që ngjarjet e sundimit kolonial të saj ngrihen në rend të ditës.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, pohoi zyrtarisht javën e shkuar se Shteti i Francës ka lejuar torturat gjatë luftës në Algjeri.

Autoritetet algjeriane, të cilat kërkojnë që Franca të paguajë dëmshpërblim për atë periudhë të errët të historisë moderne, ngritën për herë të parë një grup pune për evidentimin e krimeve gjatë sundimit kolonial francez.



Lajme të ngjashme