• Video galeri

Turqia vazhdon angazhimet pёr zgjidhjen e krizёs sё Arakanit

“Turqia na ofron mbështetje (për çështjen e Arakanit). Ata kanë plane të shumta për Arakanin”, ka thёnё ministri i Punёve tё Jashtme tё Bangladeshit, Abul Hasan Mahmud Ali.

Emine Erdoğan Bangladeş’te.jpg
bm bangladeş’e sığınan arakanlı müslüman sayısı 370 bine ulaştı.jpg
bangladeş, myanmar'a  protesto notası verdi..jpg
rohingya cocuklar bayram.jpg
Rohingyalı göçmen.jpg
Zonja e Parë e Turqisë në Bangladesh
Zonja e Parë e Turqisë në Bangladesh

Emine Erdoan (Emine Erdoğan), bashkëshortja e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) vizitoi kampin e refugjatëve rohingianë në Bangladesh. Në këtë vizitë Zonja e Parë e Turqisë shoqërohej nga djali i saj Bilal Erdoan (Bilal Erdoğan), ministrja e Familjes dhe Politikave Sociale Fatma Betyl Sajan Kaja (Fatma Betül Sayan Kaya), ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu), deputetja e Stambollit e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), drejtori i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) Serdar Çam, drejtori i përgjithshëm i Gjysmëhënës së Kuqe Turke Ibrahim Altan dhe drejtues të organizatave të shoqërisë civile.

Ministri i Punëve të Jashtme të Bangladeshit, Abul Hasan Mahmud Ali tha se janë të kënaqur për vizitat e realizuara nga delegacionet turke për qytetarët e Arakanit, të cilët janё strehuar në shtetin e tij. “Turqia na ofron mbështetje (për çështjen e krizës së Arakanit)”, thotë ai.

Abul Hasan Mahmud Ali iu pёrgjigj pyetjeve tё rreth 50 gazetarёve tё ardhur nga shtete të ndryshme si Turqia, Kanadaja, Arabia Saudite, Japonia, Omani, Brazili, Etiopia, India, Filipinet dhe Koreja e Jugut në kuadër të programit "Visit Bangladesh 2018" organizuar në kryeqytetin Dakka.

Ai tha se është i kënaqur nga vizitat e realizuara nga ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu dhe Emine Erdoğan, bashkëshortes së Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, dhe të delegacioneve shoqëruese në kampet në rajonin Cox’s Bazar të Bangladeshit ku qëndrojnë qytetarët e Arakanit.

“Turqia na ofron mbështetje (për çështjen e Arakanit). Ata kanë plane të shumta për Arakanin”, tha Ali.

Ali thotë se Turqia realizon aktivitete të shumta për qytetarët e Arakanit në Bangladesh dhe se turqit kanë ndërtuar një spital për qytetarët e Arakanit në rajon.

Ministri i Jashtëm i Bangladeshit bën të ditur se për shkak të dendësisë në kampet e refugjatёve në Cox’s Bazar, një pjesë e myslimanëve të Arakanit do të vendosen në Ishullin Bhashan Char. Ai njoftoi se ende po punojnë për këtë projekt dhe shtoi se ky plan do të zbatohet kur shtëpitë në këtë ishull do të jenë të gatshme.

Duke rikujtuar se në muajin gusht kanë vizituar fshatrat e qytetarëve të Arakanit në Mianmar, Ali tha se “Qeveria e Indisë atje ka ndërtuar 250 shtëpi për qytetarët e Arakanit. Edhe qeveria e Kinës do të ndërtojë 1.000 shtëpi”.

Më tej ai tha se po zhvillojnë takime me zyrtarë të Kinës dhe të Mianmarit. “Atyre u thashë që shtëpitë të ndërtohen në ato vende prej nga kanë ardhur qytetarët e Arakanit”, thotë Ali.

Lidhur me pyetjen se kur do të realizohet kthimi i qytetarëve të Arakanit, Ali rikujtoi se edhe në të kaluarën kanë ndodhur praktika të ngjashme duke shtuar se “Ky është një proces i vazhdueshëm. Duhet të përfundojnë punimet”.

Ministri Ali thekson insistimin e Qeverisë së Bangladeshit për kthimin e sigurt të qytetarëve të Arakanit.

Spastrimi etnik ndaj myslimanëve të Arakanit

Sipas OKB-së, që nga 25 gushti i vitit 2017, mbi 700 mijë refugjatë Rohingya, pjesa më e madhe gra dhe fëmijë, ishin të detyruar të largohen nga Arakani në Bangladesh, pasi forcat e Mianmarit nisën persekutimin ndaj komunitetit pakicë mysliman. Organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut kanë dëshmuar nëpërmjet imazheve satelitore se qindra fshatra janë shkatërruar.

Marrëveshja e nënshkruar midis qeverive të Mianmarit dhe Bangladeshit për kthimin e qytetarëve të Arakanit në territorin e tyre mbetet në praktikë pa efekt, pasi nuk është e mundur të dokumentohet gjendja e të zhvendosurve.

Organizatat ndërkombëtare dhe të OKB-së për të drejtat e njeriut, dhunën kundër myslimanëve të Arakanit e konsiderojnë "spastrim etnik" ose "gjenocid".

Qeveria e Mianmarit, e cila kufizon në masë të madhe hyrjen e organizatave të ndihmave dhe mediave ndërkombëtare në rajonin e Arakanit, deri më sot nuk ka përmbushur premtimet që ka dhënë në lidhje me rikthimin e myslimanëve të Arakanit.

Organizatat e të drejtave të njeriut janë të shqetësuara se rikthimi i myslimanëve të Arakanit në Mianmar pa ofruar një mjedis të sigurt do të çojë në një fushatë të re të spastrimit etnik. (Anadolu Agency-AA)

 


Lajme të ngjashme