OCHA: Rreth 31 për qind e vajzave në Jemen pa qasje në arsimin bazë

Me rastin e Ditës Botërore të Vajzave, Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare publikoi një raport ku theksohet se deri në 31 për qind e vajzave në Jemen ishin jashtë programit mësimor...

OCHA: Rreth 31 për qind e vajzave në Jemen pa qasje në arsimin bazë

Rreth 31 për qind e vajzave në Jemen nuk kanë qasje në arsimin bazë, thuhet nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA).

Me rastin e Ditës Botërore të Vajzave, OCHA-ja publikoi një raport ku theksohet se deri në 31 për qind e vajzave në Jemen ishin jashtë programit mësimor.

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare shton se konfliktet në këtë vend kanë krijuar rrezik më të madh për edukimin e fëmijëve, veçanërisht për vajzat.

Jemeni është në një krizë të thellë politike dhe sigurie, e cila është përshkallëzuar në luftë civile që nga fundi i vitit 2014. / AA



Lajme të ngjashme