Pezullohen fluturimet e avionëve F-35B

Pas rrëzimit të avionit luftarak të tipit F-35B në Karolinën e Jugut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë pezulluar fluturimet e avionëve F-35 të ShBA-së dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Pezullohen fluturimet e avionëve F-35B

Pas rrëzimit të avionit luftarak të tipit F-35B në Karolinën e Jugut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë pezulluar fluturimet e avionëve F-35 të ShBA-së dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Zëdhënësi i Programit të Avionit Luftarak të Përbashkët F-35, Joe Dellavedova në lidhje me ngjarjen tha: “Ndërkohë që po vazhdojnë inspektimet e tubave të karburantit tek avionët F-35 janë pezulluar të gjitha fluturimet e këtyre lloj avionëve të ShBA-së dhe partnerëve ndërkombëtarë”.

Zëdhënësi bëri të ditur se vendimi është marrë duke u nisur nga rezultatet e para të hetimeve të zhvilluara pas rrëzimit të avionit F-35B në afërsi të Beaufort të Karolinës së Jugut.

“Tubat problematik të karburantit, të cilat ndodhen në avionët do të ndryshohen, ndërkaq ata avionë që nuk kanë probleme me këto tuba do të vazhdojnë me fluturime. Pritet që inspektimet të përfundojnë gjatë 24-48 orëve të ardhshme”, shtoi Dellavedova.

Në anën tjetër në deklaratën e bërë nga ushtria izraelite thuhet se “Forcat Ajrore të Izraelit kanë pezulluar fluturimet e avionëve F-35I deri në përfundimin e testimeve të nevojshme”.  

Ndërkohë që për avionët F-35I që ndodhen në inventarin e Forcave Ajrore të Izraelit deri më sot nuk është raportuar për ndonjë defekt teknik, u tha se testet që do të bëhen do të mund të zgjasin ditë të tëra.

Në mes tjerash u tha se në rast të nevojës së ushtrisë izraelite këta avion janë të gatshëm për të marrë pjesë me tërë kapacitetin e tyre në operacione.

Më 28 shtator një avion luftarak i tipit F-35B i nisur nga baza ajrore e Marinës Detare në Beaufort të Karolinës së Jugut u rrëzua 8 km në afërsi të bazës.

Ndërkohë tërhiqet vëmendja se ky është aksidenti i parë i avionëve F-35, ndërsa thuhet se avionët F-35B, të cilët kanë aftësinë e ngritjes dhe uljes në mënyrë vertikale, janë vërejtur një sërë defektesh teknike.

Në tetor 2016 në motorin e një avioni tjetër F-35B, që ishte nisur nga baza e njëjtë, doli zjarr dhe piloti u detyrua të bëjë ulje emergjente dhe shpëtoi nga rrëzimi.

Një avion F-35B i ushtrisë amerikane muajin e kaluar për herë të parë ishte përdorur gjatë një sulmi ndaj objektivave të talebanëve në Afganistan.



Lajme të ngjashme