ShBA - Dorëhiqet Sekretari amerikan i Drejtësisë, Jeff Sessions

Sessions bëri të ditur se dorëheqjen e dha me kërkesë të Presidentit Donald Trump.

ShBA - Dorëhiqet Sekretari amerikan i Drejtësisë, Jeff Sessions

Sekretari amerikan i Drejtësisë, Jeff Sessions dha dorëheqje nga detyra.

Sessions bëri të ditur se dorëheqjen e dha me kërkesë të Presidentit Donald Trump.

Në letrën e dorëheqjes së Sekretarit amerikan të Drejtësisë Jeff Sessions, thuhet: "I nderuar President, paraqes dorëheqjen time pas kërkesës tuaj. Shpreh falënderimet e mia që më dhatë këtë mundësi".

Duke vënë theksin se ka punuar me një dëshirë të madhe përgjatë kohës sa ka ushtruar detyrën në Departamentin e Drejtësisë, Sessions gjithashtu falënderoi të gjithë anëtarët e ekipit të tij.

Në anën tjetër Trump në një postim në llogarinë e tij në Twiter në lidhje me këtë rast tha se "Sekretarit të Drejtësisë Jeff Sessions i shprehim falënderimet për detyrën e tij si dhe i përcjellim urimet e tona të mira. Më vonë do të përcaktohet se kush do të emërohet në detyrën e përhershme".

Trump njoftoi se pas Sessions këtë detyrë përkohësisht do të marrë shefi i kabinetit të Departamentit të Drejtësisë, Matthew G. Whitaker.



Lajme të ngjashme