Protesta të shumta në çdo cep të Amerikës kundër ndërhyrjes së Trumpit në drejtësi

Populli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka dalë në rrugë me kërkesën, që Donald Trump të lejojë Prokurorin e Posaçëm, Robert Mueller, që të përfundojë hetimin për Rusinë.

Protesta të shumta në çdo cep të Amerikës kundër ndërhyrjes së Trumpit në drejtësi

Populli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka dalë në rrugë me kërkesën, që Donald Trump të lejojë Prokurorin e Posaçëm, Robert Mueller, që të përfundojë hetimin për Rusinë.

Qindra njerëz kanë dalë në rrugë në orët e mbrëmjes në shumë shtete duke kërkuar që Presidenti Donald Trump të mos ndërhyjë në hetimin ndaj Rusisë (për ndërhyrjen e këtij vendi në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016) dhe që të lejojë Prokurorin e Posaçëm, Robert Mueller për të përfunduar hetimin në lidhje me pretendimet se Rusia është përfshirë në zgjedhjet në Amerikë.    

Një prej adresave të protestave ishte edhe Nju-Jorku, ku pjesëmarrësit hodhën slogane “askush nuk është sipër drejtësisë”.

Mijëra qytetarë u takuan në Sheshin Times, dhe ecën përgjatë gjithë rrugë 7-të në Sheshin Union.  

“Protestuesit hodhën slogane të tilla si “Hiqni duart nga Mueller”, “Mbroni Kushtetutën”, “Mbroni Muellerin”, “Trump/Pence duhet të ikë” dhe “Trumpi nuk qëndron mbi drejtësinë”.  

Protestuesit reaguan edhe ndaj anulimin e akreditimit të  korrespondentin e rrjetit CNN Jim Acosta, pasi diskutoi në konferencën e shtypit me Presidentin Donald Trump dhe hodhën slogane “Lini të qetë median”.

Gjatë protestës edhe policia e Nju-Jorkut mori masa të gjera sigurie.

Faktori kryesor që i çoi njerëzit në protesta ishte dorëheqja pas kërkesës së Trumpit të Sekretarit amerikan të Drejtësisë Jeff Sessions, i cili më parë ishte tërhequr nga hetimi mbi Rusinë.

Këtë detyrë përkohësisht do t’a marrë shefi i kabinetit të Departamentit të Drejtësisë, Matthew G. Whitaker i cili kishte bërë thirrje për reduktimin e dimensionit të hetimit.

“Nuk dua ta bëj këtë pasi nuk dua ta ndaloj. Ky hetim është i turpshëm. Nuk duhet të kishte filluar kurrë pasi në shesh nuk ka asnjë krim” ishte shprehur Whitaker më parë.

 

 


Lajme të ngjashme