CIA: Princi trashëgimtar i Arabisë Saudite dha urdhrin për ekzekutimin e Khashoggi

Pretendohet se Agjencia Qendrore të Inteligjencës në SHBA (CIA) ka arritur në përfundimin se urdhri për vrasjen e gazetarit saudit ka ardhur nga princi trashëgimtar i Arabisë Saudite, Muhammed bin Selman.

CIA: Princi trashëgimtar i Arabisë Saudite dha urdhrin për ekzekutimin e Khashoggi

Hidhet një pretendim spikatës në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

Pretendohet se Agjencia Qendrore të Inteligjencës në SHBA (CIA) ka arritur në përfundimin se urdhri për vrasjen e gazetarit saudit ka ardhur nga princi trashëgimtar i Arabisë Saudite, Muhammed bin Selman.  

Gazeta “Washington Post” në lajmin e bazuar në personat përkatës në lidhje me këtë çështje, përdori shprehjen “CIA arriti në përfundimin se princi trashëgimtar, Muhammed bin Selman dha urdhrin për vrasjen e gazetarit”.

Në vlerësimin e CIA-s theksohet se përcaktimet më të theksuara për vrasjen deri më sot të çojnë tek Muhammed bin Selman dhe kjo ka vështirësuar përpjekjet e udhëheqjes Trump për të mbrojtur marrëdhëniet me bin Selmanin.   

Ndërkohë, që CIA ka arritur në këtë përfundim, janë shqyrtuar shumë burime informatash, përfshi edhe një bisedë telefonike me Khashoggi të Ambasadorit të Arabisë Saudite në Uashington, Halid bin Selman, vëllai i princit trashëgimtar.

Sipas pretendimeve, në bisedën e rënë në dëgjimet e shërbimit informativ të Amerikës, Halid bin Selman i thotë Khashoggisë se shkuarja dhe marrja e dokumenteve në Konsullatën e Përgjithshme të Stambollit do të ishte e sigurt.  

Zëdhënësja e Ambasadës së Arabisë Saudite në Uashington, Fatimah Baeshen në deklaratën e bërë në lidhje me temën tha se Halidi nuk ka zhvilluar asnjë bisedë për Khashogginë për të shkuar në konsullatë dhe parashtroi se akuzat e CIA-s janë të “gabuara”.

Ndërkaq, edhe një autoritetet i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që foli për agjencinë amerikane Associated Press (AP), tha se “Autoritetet e shërbimit informativ të Amerikës kanë arritur në përfundimin se urdhri i vrasjes së gazetarit, Jamal Khashoggi u dha nga princi trashëgimtar, Muhammed bin Selman”.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Përgjithshme të Arabisë Saudite, Shelan esh-Shelan kishte bërë të ditur dje se ishte kërkuar dënimi me vdekje për 5 persona që ishin përfshirë në vrasjen e gazetarit saudit.

Kurse pyetjeve në lidhje me rolin dhe informacionet e princit trashëgimtar, Muhammed bin Selman për vrasjen e gazetarit saudit, Shelan iu përgjigj duke thënë se princi nuk ka asnjë lidhje me dhënien e detyrës dhe atij iu përcoll një raport i gabuar në lidhje me ato që u përjetuan në konsullatën në Stamboll.

 


Lajme të ngjashme