Bruksel – Të mërkurën anulohen të gjitha fluturimet
Drejtori i përgjithshëm i aeroportit, Marc Descheemaecker tha se greva mund t'i kushtojë ekonomisë së vendit nga 10 deri në 13 milionë euro.


Për shkak të grevës së punonjësve në sektorin e transportit, të mërkurën më 13 shkurt, do të anulohen të gjitha fluturimet në aeroportin e kryeqytetit të Belgjikës, Bruksel.
Drejtori i përgjithshëm i aeroportit, Marc Descheemaecker deklaroi se greva mund t'i kushtojë ekonomisë së vendit nga 10 deri në 13 milionë euro.
Descheemaecker tha gjithashtu se fluturimet do të ridrejtohen në aeroportet e vendeve fqinje.
Brussels Airlines ka vendosur të anulojë 222 fluturime në ditën kur është planifikuar greva.
Pritet që ky vendim të ndikojë tek rreth 16.000 pasagjerë. (Anadolu Agency - AA)