Kryeministri i Izraelit u përgjigjet kërcënimeve të Iranit

“Përpjekja për të shkatërruar Tel-Avivin dhe Hayfan mund të bëjë që ky festim i përvjetorit të revolucionit të jetë i fundit për Iranin”, deklaroi Netanyahu.

Kryeministri i Izraelit u përgjigjet kërcënimeve të Iranit

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu reagoi ndaj deklaratave të bëra nga Irani ku thuhet që “Në qoftë se ShBA-ja na sulmon, atëherë ne do ta fshijmë nga harta Tel-Avivin dhe Hayfan”.

Në reagimin e tij Kryeministri i Izraelit tha: “Nëse Irani bën gabim me përpjekjen për të shkatërruar Tel-Avivin dhe Hayfan, atëherë ky mund të jetë përvjetori i fundit i revolucionit që festoi”.

Duke vënë në dukje se nuk neglizhojnë kërcënimet e bëra nga Irani, por edhe nuk u frikohen, Netanyahu tha: “Në qoftë se ky regjim (Irani) bën gabim me përpjekje për të shkatërruar Tel-Avivin dhe Hayfan, gjë që nuk ia arrin dot, atëherë ky mund të jetë përvjetori i fundit i revolucionit që festoi. Këtë duhen ta marrin parasysh”.

Yadullah Cavani, njëri prej komandantëve të Gardës Revolucionare, në një prononcim të bërë dje për Agjencinë zyrtare të lajmeve të Iranit, IRNA ka thënë që “Në qoftë se ShBA-ja na sulmon, atëherë ne do ta fshijmë nga harta Tel-Avivin dhe Hayfan”.

 


Lajme të ngjashme