Ekonomia Botërore: Fondi i aseteve të zhvillimit të Turqisë

Vendet që zotërojnë fondet me burimet më të mëdha në botë janë Norvegjia, Arabia Saudite, Kuvajti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari dhe Rusia, vende të cilat janë të pasura me burime natyrore.

Ekonomia Botërore: Fondi i aseteve të zhvillimit të Turqisë

Ekonomia Botërore: Fondi i aseteve të zhvillimit të Turqisë

Fondet e aseteve të zhvillimit përdoren në shumë vende të botës.  Veçanërisht në vendet që kanë përqindje të ulët kursimesh, përbëjnë një kontribut të drejtpërdrejtë për rritjen dhe zhvillimin ekonomik me investime afatgjata. Ekzistojnë dy lloj fonde asetesh me burim të mallrave të brendshme dhe të jashtme. Nga aspekti i burimit të kapitalit që zotërojnë, kemi fondet e mallrave që përbëhen nga të ardhurat e eksportit të burimeve natyrore si nafta dhe gazi natyror dhe fondet e mallrave të jashtme që përbëhen nga burime të tilla si suficiti i llogarisë korente që buron nga tregtia e jashtme, privatizimet, fondet dhe rezervat valutore.

Vendet që zotërojnë fondet me burimet më të mëdha në botë janë Norvegjia, Arabia Saudite, Kuvajti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari dhe Rusia, vende të cilat janë të pasura me burime natyrore. Me 847,6 miliardë dollarë, Norvegjia është vendi që zotëron fondin më të madh të investimit në botë. 

Norvegjia me fondin e aseteve të zhvillimit bën investime në kompanitë më të rëndësishme në botë si Nestle, Royal Dutch Shell, Apple, Roche Holding, Novartis, Alphabet dhe Microsoft.

Kurse vende si Kina, Hong Kongu dhe Singapori zotërojnë fondet e aseteve të zhvillimit të mallrave të jashtme nëpërmjet suficit të eksportit.

Ndër këto vende në krye qëndron Kina me 813, 8 miliardë dollarë. Fondet e saj Kina i përcjell në projektet e Nismës së Rrugës së Re të Mëndafshit dhe Bankës së Investimit të Infrastrukturës së Azisë.

Objektivat e fondeve të aseteve të zhvillimit që janë në veprim në gjendjen aktuale, dalin në plan të parë si; përcjellja tek brezat e ardhshëm duke mbrojtur rritjen ekonomike dhe mirëqenien kombëtare, sigurimin e stabilitetit financiar me politika makroekonomike dhe mbështetja e zhvillimit ekonomik.

Kontributi i fondeve të aseteve të zhvillimit e tregon veten në shumë fusha të ekonomisë së vendit. Veçanërisht në vendet në zhvillim, dihet gjithashtu që këto fonde që janë pararoja e hyrjeve të kapitalit të vendit, bëjnë që të fitojë rezistencë ekonomia e vendit kundrejt dallgëzimeve që mund të krijohen nga tronditjet e brendshme dhe të jashtme. Krahas kësaj, duke siguruar rrjedhje likide financiare për projektet gjigande, fondet e aseteve të zhvillimit tërheqin vëmendjen edhe në fusha si mbrojtja e ekuilibrit të tregut.

Si për ekonomitë e vendeve të zhvilluara ashtu edhe për ato në zhvillim, fondet e aseteve, rëndësia e të cilave rritet dita ditës, duke filluar që nga viti 2016 ka arritur në 7,4 trilionë dollarë.  Rreth 80 fonde asetesh në më shumë se 40 vende të botës, nga Lindja e Mesme dhe Azia Qendrore që janë të pasura me burime natyrore vihet re që janë fokusuar në Lindjen e Largët që është qendra e eksportit dhe financës. Fondi i asete që ekziston në të gjitha vendet e G20 përveç Turqisë, duke përfunduar edhe fazën e themelimit në 26 gusht 2016 tashmë është vënë në jetë edhe në Turqi. Kapitali i themelimit të këtij fondi do të zhvillojë veprimtari duke u siguruar nga ana e fondeve të privatizimit në vartësi të kryeministrisë.

Turqia me anë të fondit të aseteve ka si qëllim që të pengojë brishtësinë e kapitalit me të cilat përballen shumë vendet në zhvillim, sigurimin e financimit për projekte të mëdha të infrastrukturës dhe energjisë, rritjen e përdorimit të pasurive financiare islame, sigurimin e kontributit pozitiv të rritjes ekonomike dhe rritjen e përqindjes së kursimeve të ulëta.

Krahas këtyre nga Fondi i Aseteve të Turqisë, veçanërisht në sektorin real, që është lokomotiva e zhvillimit pritet që të sigurojë burim të rëndësishëm që të përshpejtojë zhvillimin duke siguruar financim për kompanitë që kanë rëndësi strategjike, të arrijë përqindje të lartë dhe të vazhdueshme rritjeje ekonomike dhe të hapë rrugën për sigurimin e stabilitetit ekonomik.

Fondi i themeluar në Turqi, në ndryshim me fondet aktuale, tërheq vëmendjen e vendeve të tjera pasi nuk është as një fond i mbështetur në mallrat e brendshme dhe as në ato të jashtme.

Si rrjedhojë, fondi që del në pah nga të ardhurat që vijnë nga mallrat dhe suficiti i llogarisë korente për të siguruar një kontribut afatgjatë për ekonominë e vendit, përdoret prej vitesh në shumë vende të zhvilluara dhe vende në zhvillim. Në këtë aspekt, ky lloj fondi i krijuar në Turqi duket qartë se mund të jetë udhërrëfyes për arritjen e objektivave të Turqisë.

Nga Prof. Dr. Erdal Tanas KARAGÖL



Lajme të ngjashme