Gazprom: “Rryma Turke”, hap i drejtë për nevojën e vendeve të Evropës Juglindore

Gjiganti rus i energjisë, Gazprom, njoftoi të mërkurën se “abonentët” potencialë të gazsjellësit “Rryma Turke” në Evropën Juglindore kanë rritur blerjet e gazit rus në vitin 2016...

Gazprom: “Rryma Turke”, hap i drejtë për nevojën e vendeve të Evropës Juglindore

Gjiganti rus i energjisë, Gazprom, njoftoi të mërkurën se “abonentët” potencialë të gazsjellësit “Rryma Turke” në Evropën Juglindore kanë rritur blerjet e gazit rus në vitin 2016.

“Vëllimi i blerjes së gazit nga Rusia në 2016-n ka shënuar lëvizje pozitive në krahasim me vitin pararendës”, theksohet në komunikatën e Gazprom-it.

Siç bën të ditur lideri i industrisë ruse të gazit, transmetimi i gazit drejt Italisë është rritur me 1,1 për qind duke shkuar në gjithsej 24,7 miliardë m3, drejt Bullgarisë është rritur me 2,1 për qind për totalin e 3,18 miliardë m3, drejt Greqisë është rritur me 35 për qind në gjithsej 2,68 miliardë m3, drejt Serbisë është rritur me 4,3 për qind për totalin e 1,75 miliardë m3, drejt Rumanisë është rritur me 740 për qind në gjithsej 1,48 miliardë m3, drejt Kroacisë është rritur me 54,8 për qind për totalin e 760 milionë m3 dhe drejt Maqedonisë është rritur me 56,5 për qind në gjithsej 210 milionë m3.

Në fund të komunikatës, Gazprom-i nënvizon se kjo rritje e blerjes së gazit rus nga Evropa Juglindore vërteton që projekti “Rryma Turke” është një hap i drejtë dhe në kohë për të plotësimin e nevojës për gaz të këtyre vendeve.



Lajme të ngjashme