Rreth 63 milionë pasagjerë fluturuan në 2016 me Linjat Ajrore Turke

Numri i pasagjerëve të Linjave ajrore Turke në vitin 2016 ka treguar një rritje prej 2.5%.

Rreth 63 milionë pasagjerë fluturuan në 2016 me Linjat Ajrore Turke

62,8 milionë pasagjerë kanë preferuar të udhëtojnë me këtë kompani në vitin 2016.

Në udhëtimet e brendshme (domestic) është përjetuar një rritje pre 3.8% ndërsa në linjat e jashtme është përjetuar një rritje prej 1.5%. B

ëhet e ditur se Linjat Ajrore Turke THY gjatë vitit 2016 kanë pasur një mesatare të mbushjes së avionit pre 74,6% pra rreth 2,6% më shumë se një vit më parë.

Numri i destinacioneve të fluturimit që gjatë vitit 2015 ishte 284, në vitin 2016 u rrit në 295.

Numri i avionëve që zotëron kjo kompani nga 299 u rrit në 334.

Linjat Ajrore Turke (THY) janë një nga markat më të rëndësishme me të cilat mburret Turqia.

THY, krahas kritereve të cilësisë që zotëron ka edhe një veçori tjetër shumë të rëndësishme. Kjo linjë ajrore mbart mbi të titullin e kompanisë së linjave ajrore me më shumë destinacione në botë.



Lajme të ngjashme