Koment – Drejt përfundimit të projektit energjetik “Rrjedha Turke”

Projekti i linjës gazsjellëse “Rrjedha Turke”, firma e parë e të cilës u hodh në 10 tetor 2016, vazhdon me tërë shpejtësinë.

Koment – Drejt përfundimit të projektit energjetik “Rrjedha Turke”

Ekonomia Botërore-Drejt përfundimit të projektit energjetik “Rrjedha Turke”

Projekti i linjës gazsjellëse “Rrjedha Turke”, firma e parë e të cilës u hodh në 10 tetor 2016, vazhdon me tërë shpejtësinë. Tani për tani, nga ana e Turqisë, u miratua raporti i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis, për pjesën e projektit që kalon në det. Në raport zënë vend vlerësime pozitive për ndikimet e mundshme mjedisore dhe sociale.

Linja gazsjellëse “Rrjedha Turke” fillon nga Rusia dhe futet në Turqi nëpërmjet Detit të Zi në fshatin Këjë (Kıyı) të Luleburgaz-it (Lüleburgaz). Në etapën e parë gazi rus do të vijë në Turqi dhe nga Turqia do të përcillet në Evropë , që është edhe tregu më i madh i kërkesës për gaz natyror. Linja, që do të sigurojë transferimin e gazit natyror nëpërmjet dy tubacioneve, përbëhet nga dy pjesë tokësore dhe dy pjesë detare. Kapaciteti total i projektit, që filloi me ndërtimin e pjesës detare në maj të vitit 2017, është përcaktuar të jetë 31,5 miliardë metra kub gaz natyror.

Rusia, një nga vendet më të mëdha të eksportit të gazit natyror në botë, duke përcaktuar rrugët strategjike të transferimit për ofrimin e rezervave që zotëron në tregun botëror, kërkon të arrijë në tregje të ndryshme të gazit natyror. Mund të themi se projekti “Rrjedha Turke”, që është më shumë në rend të ditës ndër këto rrugë dhe që do të sigurojë vazhdimin e partneritetit strategjik me Turqinë, është një pjesë e rëndësishme e politikave energjetike të Rusisë. 

 

Projekti “Rrjedha Turke” siguron një avantazh shumë të rëndësishëm për Turqinë në lidhje me sigurinë e furnizimit të energjisë dhe fuqizimin e pozicionit gjeopolitik kurse për Rusinë ofron rastin e vazhdimit të eksportit të energjisë me partnerë të rëndësishëm tregtar, siç është Turqia. Krahas zotërimit të burimeve energjetike, shohim qartë se Rusia në këtë projekt është kërkuese serioze në lidhje me sigurinë e kërkesës.

Konsumi i gazit natyror, për të cilin parashikohet që në vitet e ardhshme do të arrijë një nivel më të lartë, për vendet e varura nga jashtë në gazin natyror, përfshi këtu edhe Turqinë, pritet që të pasqyrohet edhe në shifrat e importit të këtyre vendeve. Duke pasur parasysh që Turqia gjatë vitit 2016 konsumoi mbi 42 miliardë metra kub gaz natyror, parashikohet që në vitet e ardhshme të vazhdojë në rritje konsumin e kësaj energjie.

Në këtë aspekt, nga aspekti i kapacitetit të parashikuar, Linja Gazsjellëse “Rrjedha Turke” na del përpara si një projekt i përshtatshëm për sigurimin e kërkesës në rritje të gazit natyror. Krahas sigurimit të kërkesës në rritje për këtë energji, ky projekt mund të shihet edhe si një hap konkret për ta bërë Turqinë një qendër të tregtisë së energjisë.

Falë pozicionit gjeografik Turqia është afër burimeve energjike dhe ndërkohë që përmban (mirëpret) më shumë se një itinerar të transferimit të energjisë, me linjat gazsjellëse në procesin e ndërtimit, regjistron zhvillime të reja në procesin e të qenurit një qendër e energjisë. Si rrjedhojë, në tregun global të energjisë, objektivi i Turqisë për tu bërë një qendër e tregut të energjisë, fiton një kuptim më serioz me këto projekte.  

Sigurisht që nuk duhet harruar se ndërkohë që përparohet drejt synimit, një rëndësi të madhe ka edhe vazhdueshmëria e bashkëpunimit me aktorët e energjisë. Për shembull, projekti “Rrjedha Turke” nuk është i vetmi projekt që i ka sjellë në këtë fazë marrëdhëniet ndërmjet Rusisë dhe Turqisë.

Me linjën gazsjellëse “Rrjedha Blu”, të ndërtuar në kudër të marrëveshjes së shit-blerjes së gazit natyror, të nënshkruar ndërmjet Turqisë dhe Rusisë në vitin 1997, vihen re marrëdhëniet e energjisë ndërmjet dy vendeve që bazohen në një të kaluar rrënjësore.

Nga ana tjetër, projekti i Centralit Bërthamor Akkuju (Akkuyu) të nënshkruar në vitin 2010, tregon se Turqia dhe Rusia zhvillojnë marrëdhëniet e tyre edhe jashtë sektorit të energjisë së gazit natyror. Si përfundim, zhvillimet në projektin e “Rrjedhës Turke”, vazhdojnë në mënyrë pozitive së bashku me miratimin e raportit të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për pjesën detare. Në këtë proces edhe Turqia, që zë vend ndër vendet më të mëdha në botë për ofertën dhe kërkesën e energjisë, shanset që do të arrijë në kuadër të projektit, duhet ti vlerësojë në mënyrën më të mirë dhe duhet ti kthejë ato në avantazh me qëllim që të përparojë në rrugën për tu bërë një qendër e  energjisë në botë.   

Si nga shumëllojshmëria që do të sigurojë në burimin dhe tregjet e energjisë, ashtu edhe nga aspekti i investimeve që do të bëhen në bursën e energjisë, Turqia këto shanse mund ti kthejë në një avantazh afatgjatë. Falë kësaj, pozicioni strategjik i Turqisë në tregun e energjisë edhe do të fuqizohet më shumë edhe do të përparojë me hapa të sigurta për tu bërë një qendër e tregut të energjisë.   

Vlerësim i prof. dr. Erdal Tanas Karagol nga Fakulteti i Ekonomisë dhe Shkencave Politike të Universitetit “Yildirim Beyazit” në Ankara.



Lajme të ngjashme