Ndërtimi i centralit bërthamor "Akkuyu" do të filloj në fund të këtij viti

Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Berat Albayrak deklaroi se planifikohet që themelin e centralit bërthamor “Akkuyu” ta hedhin në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.

Ndërtimi i centralit bërthamor "Akkuyu" do të filloj në fund të këtij viti

Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Berat Allbajrak (Berat Albayrak) deklaroi se planifikohet që themelin e centralit bërthamor “Akkuyu” ta hedhin në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.

Ministri Allbajrak mori pjesë në samitin e 8-të të Energjisë së Turqisë.

Gjatë fjalimit të tij të mbajtur në samit ministri Allbajrak bëri një vlerësim në lidhje me centralin bërthamor “Akkuyu”.

“Punimet tona për ceremoninë e hedhjes së themelit të centralit bërthamor “Akkuyu” në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm, ku do të marrin pjesë kryetarët e qeverive dhe shteteve (Turqi-Rusi), vazhdojnë ende. Në qoftë se arrijmë që këtë projekt ta përfundojmë deri më 29 tetor 2023 për festën e 100-vjetorit të Republikës, atëherë për ne nuk do të ketë dhuratë më të ndershme se kjo”, deklaroi ministri Allbajrak.

Ai gjithashtu tërhoqi vëmendjen në rëndësinë e prodhimit vendor të energjisë, ndërsa shtoi se “Vitin e ardhshëm në Detin Mesdhe dhe Detin e Zi do të fillojmë me punimet për kërkim të naftës me anijen tonë të sondazhit”.

 


Lajme të ngjashme