Koment - Pasqyra e energjetikës botërore

Ditëve që lamë pas Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë publikoi raportin e pasqyrës energjetike botërore për vitin 2017.

Koment - Pasqyra e energjetikës botërore

Pasqyra e energjetikës botërore

Ditëve që lamë pas Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë publikoi raportin e pasqyrës energjetike botërore për vitin 2017. Në këtë raport pasqyra e energjisë është vlerësuar në 4 kategori dhe atë në uljen e kostove të teknologjisë së energjisë së ripërtëritshme, rritjen e pjesës së përgjithshme të konsumit të energjisë, përhapjen e energjisë së pastër në Kinë dhe bërja e ShBA-së njërën prej aktorëve më të fuqishëm të ekuacionit global të energjisë në saje të naftës dhe gazit shkëmbor.

Në raport parashikohet se numri i përgjithshëm i popullsisë globale brenda 20 viteve të ardhshme nga 7,4 miliardë që është sot, do ti afrohet shifrës së 9 miliardëve, gjë që me vete do të sjellë edhe rritjen e kërkesave për energji. Ndërkaq për të plotësuar rritjen e këtyre kërkesave, në planë të parë çdo ditë e më shumë dalin teknologjitë e energjisë së ripërtëritshme dhe rëndësia që duhet ti kushtohet gazit natyror dhe efikasitetit energjetik.

Burimet e energjisë së ripërtëritshme që rriten me shpejtësi në botë sot përbëjnë rreth 20% të energjisë së përgjithshme të botës. Në raport parashikohet se me anë të punimeve të Kinës dhe Indisë në energjinë diellore do të rritet edhe pjesa e përgjithshme e kapacitetit të kësaj energjie dhe se brenda 20 viteve të ardhshme do të arrijë në 40%.

Në këtë kontekst pritet që gjatë periudhës së ardhshme së bashku me uljen e kostos të shënohen edhe rritje serioze në pjesën e energjisë së ripërtëritshme. Ashtu siç theksohet në raport, mundësia që burimet kryesore të energjisë në Bashkimin Evropian në vitin 2030 të jenë nga energjia eolite, do të shkaktojnë ndryshme të rëndësishme edhe në tregjet rajonale edhe në ato globale të energjisë.

Një çështje tjetër për të cilën bëhet fjalë në raport është vazhdimi i zhvillimit të sektorit të naftës dhe gazit shkëmbor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri në vitin 2020 dhe se ShBA-ja do të jetë eksportuesi kryesor i naftës në këtë vit. Në anën tjetër edhe çmimet e naftës deri nga mesi i viteve 2020 do të rriten në nivelin e 83 dollarëve për fuçi dhe se nafta edhe për një kohë të gjatë do të ruaj pozitën e saj në tregjet e energjisë.

Në mesin e çështjeve tjera për të cilat bëhet fjalë në raport është edhe ndikimi i përhapjes së përdorimit të makinave elektrike në kërkesat për naftë. Aktualisht në mbarë botën janë rreth 2 milionë makina elektrike, ndërsa pritet në deri në vitin 2025 kjo shifër të dalë në 50 milionë, ndërkaq në vitin 2040 kjo shifër do të jetë 300 milionë copë. Parashikohet se kjo rritje e numrit të makinave elektrike do të ndikoj në uljen për rreth 2% në kërkesat globale për naftë, ndërsa kjo njëkohësisht është tregues se makinat elektrike gjatë 20 viteve të ardhshme do të kenë ndikim të madh në tregjet globale të naftës.

Mirëpo si do të ndikoj ky raport i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë në vizionin e Turqisë për të ardhmen? Në krye të temave që janë shqyrtuar në këtë raport ndodhet energjia e ripërtëritshme. Kjo energji paraqet njërën prej gurthemeleve më të rëndësishme të perspektivës energjetike të Turqisë të paraparë për 20 vitet e ardhshme. Turqia, e cila është në një pozitë të favorshme për nga aspekti i burimeve potenciale të energjisë së ripërtëritshme, duhet që këtë rast ta kthej në epërsi brenda një kohe sa më të shkurtë.

Strategjia YEKA e zhvilluar në kuadër të politikave kombëtare të energjisë dhe atyre minerare, mund të vlerësohet si iniciativa më serioze në këtë fushë. Kjo strategji, e cila do të mundësoj zhvillimin e teknologjisë dhe prodhimit vendor, do ti paraprijë edhe zhvillimit të sektorit edhe avancimit në mënyrë të integruar të Turqisë në sektorin e energjisë së ripërtëritshme globale.

Sot shohim se burimet për prodhimin e energjisë elektrike nga qymyri dhe nafta e papërpunuar gradualisht kalojnë në burimet e energjisë së ripërtëritshme. Prandaj nuk bëhet fjalë që Turqia, në një kohë kur është më se e qartë se në çfarë mase janë zhvillimet e jetuara në fushën e energjisë në botë dhe se në cilin drejtim janë bërë parashikimet për të ardhmen, të mbetet jashtë ekuacionit.

Në qoftë se potenciali i energjisë së ripërtëritshme që posedon Turqia përdoret në mënyrë më efikase dhe produktive, atëherë është e pashmangshme që ajo të mos e kapë trendin global të energjisë dhe të mos lë pas edhe shumicën e vendeve më të zhvilluara. Në këtë kontekst çdo politikë përkrahëse dhe çdo investim që do të bëjë Turqia në fushën e energjisë së ripërtëritshme, do ta çojnë atë në një nivel më të lartë të ekonomive globale dhe do të bëjënë që ti dëgjohet zëri në tregjet e energjisë.

Autor: Prof. Dr. Erdal Tanas Karagol



Lajme të ngjashme