Oettinger: Pres që kriza politike në Gjermani të vonojë reformat në eurozonë

Komisioneri evropian për Buxhetin, gjermani Gunther Oettinger, theksoi të enjten se pret të ketë vonesa në agjendën e reformave të zonës euro për shkak të krizës politike në Gjermani...

Oettinger: Pres që kriza politike në Gjermani të vonojë reformat në eurozonë

Komisioneri evropian për Buxhetin, gjermani Gunther Oettinger, theksoi të enjten se pret të ketë vonesa në agjendën e reformave të zonës euro për shkak të krizës politike në Gjermani.

“Të gjitha çështjet mbi rolin e ardhshëm të Mekanizmit Evropian të Stabilitetit, për buxhetin apo një ministër të Financave të eurozonës, nuk mund të vendosen pa Gjermaninë”, theksoi Oettinger gjatë një konference për shtyp në Bruksel.

“Për pasojë, me shumë mundësi do të ketë vonesa”, paralajmëroi ai duke theksuar se ka ardhur koha që të merren disa vendime për këto çështje.

Këto deklarata përplasen me pozicionin zyrtar të Komisionit Evropian, që ishte shprehur se nuk do të kishte ndërprerje pavarësisht krizës politike gjermane. /ATSH



Lajme të ngjashme