• Video galeri

Nuk ka më kalim falas për makinat e huaja në Turqi

Është publikuar në Fletoren Zyrtare akti nënligjor që sjell ndryshime në pagesat që duhet të bëjnë automjetet me targa të huaja që përdorin rrugët me pagesë në territorin turk.

10-11/Files/UploadedImages/9415337112kprotoyolgelir.jpg
10-11/Files/UploadedImages/3129539191otobantrkiye.jpg
Osmangazi Köprüsü 1.jpg

Makinat me targa të huaja këtej e tutje nuk mund të kalojnë më pa paguar në autostradat, urat e tunelet me pagesë të Turqisë.

Ka hyrë në fuqi pas publikimit në Fletoren Zyrtare akti nënligjor që sjell ndryshime në pagesat që duhet të bëjnë automjetet me targa të huaja si dhe në arkëtimin e gjobave.

Drejtuesit e automjeteve me targa të huaja do të duhet të paguajnë sipas tarifës në fuqi në rast se do të kalojnë nga autostradat me pagesë, pavarësisht se drejtuesi është shtetas turk apo i huaj.

Përveç çmimit të kalimit sipas distancës së përshkuar (duke marrë parasysh postblloqet në hyrje e dalje) Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve Tokësore do të ketë të drejtë që të vendosë gjobë shtesë për automjetet me targa të huaja, që sipas konstatimeve kanë kaluar pa paguar.

Gjoba mund të arrijë deri në 10-fishin e çmimit të kalimit.

Ndërsa për ata që e bëjnë pagesën brenda 15 ditëve nga data e kalimit pa paguar nuk do të priten gjoba shtesë.



Lajme të ngjashme