Mbërrin në bregun turk tubacioni i parë i gazsjellësit “Rrjedha Turke”

Në tremujorin e tretë të vitit 2018, Shpirti Pionier do të kthehet në Detin e Zi për të përfunduar tubacionin e dytë të gazsjellësit “Rrjedha Turke” (TurkStream).

Türk Akımı.jpg
türk akımı, Turkish Stream.png
türk akımı gemi istanbul boğazı.jpg
türk akımına  tbmm onayı.jpg
Türk Akımı inşaat.jpg

Ndërtimi në det të thellë i linjës së parë të gazsjellësit “TurkStream” tani është i kompletuar pasi anija më e madhe në botë e shtrimit të tubave, “Pioneering Spirit”, mbërriti të hënën në brigjet turke në Kiyikoy, në veriperëndim të Turqisë.

Kapiteni i anijes “Pioneering Spirit”, Loek Fernengel u tha gazetarëve në anije se Allseas, kompania që zotëron “Pioneering Spirit”, ka anijen më të avancuar teknologjikisht në botë, “Pioneering Spirit”, e cila nuk është e dizajnuar vetëm për shtrimin e tubave, por edhe për instalimin dhe çmontimin e platformave të naftës dhe gazit.

Anija ka një shpejtësi maksimale prej 16 miljesh, mund të strehojë 571 persona dhe me kapacitet të fuqisë së instaluar prej 95.000 kilovat.

"Kjo është një anije unike me madhësi sa 6 avion të tipit Boeing-747 dhe është në gjendje të ngrejë në të njëjtën kohë 2,5 Kulla Eiffel",- tha Fernengel.

"Ndërtimi i anijes filloi në vitin 2012, kështu që mund të themi se ajo është një anije e sapondërtuar", shtoi ai.

Anija ngjason me një hotel me 5 yje

Një grup gazetarësh u njohën nga afër me jetën në bordin e “Pioneering Spirit”, ku ata u takuan personalisht me personelin e anijes.

Anija ka 13 kate dhe 288 kabina me kapacitet më shumë se 500 punonjës.

Nuk ka vonesa përkundër dallgëve të mëdha

Projekti për ndërtimit të gazsjellësit “TurkStream” deri tani ka qenë shumë i suksesshëm, tha Fernengel.

"Edhe në rast të valëve masive, anija e ruan qëndrueshmërinë dhe ne vazhdojmë të punojmë. Nga një stuhi e madhe rreth një muaj më parë valët arritën deri 7-8 metra të larta dhe anija pësoi disa dëme, por puna nuk ndaloi Çdo tetë minuta ne vendosim/shtrojmë në det një tub”, sqaron ai.

"Gjatë shtrimit të tubave në shtratin e detit ne zbuluam edhe rrënoja të aeroplanëve dhe vende arkeologjike. Itinerarin (gjurmën e tubacionit) ne ndryshuam çdo herë, por megjithëkëtë nuk ka pasur vonesa," shpjegoi ai.

Fernengel jep edhe një shembull lidhur me shpejtësinë e punës, ku thotë rekordi i shpejtësisë është arritur në shkurt të këtij viti dhe kaq qenë shtrimi çdo ditë i tubave në gjatësi 5,7 kilometra.

Personeli ka salduar më shumë se 74.000 tuba me një tolerancë gabimi prej 0,63 për qind, shtoi ai.

Kapiteni i anijes konfirmoi se kur do të përfundojë tubacioni për linjën e parë të gazsjellësit “Rrjedha Turke” (TurkStream), duke sqaruar se personeli do të marrë një pushim 10-ditor dhe do të kthehet në Roterdam të Holandës.

Gazi i parë do të rrjedhë në vitin 2019

Zëdhënësi i konsorciumit “TurkStream”, Sander van Rootselaar e njoftoi grupin e vizitorëve të gazetarëve se deri më tani kanë përfunduar 224 kilometra të linjës së dytë.

"Ne i kemi marrë të gjitha lejet e nevojshme për pjesën e gazsjellësit që kalon nën det, tubacionet tokësore janë jashtë mandatit tonë, ato do të jenë përgjegjësi e Gazpromit rus dhe e BOTAS-it të Turqisë dhe janë në bisedime për një sipërmarrje të përbashkët në lidhje me tubacionin e dytë në tokë," tha ai, duke shtuar se gazi i parë në kuadër të këtij projekti do të rrjedhë në tubacion në dhjetor 2019.

 



Lajme të ngjashme