FMN: Ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3,7% në vitin 2018

Sipas FMN-së, ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3,7% në vitin 2018 duke regjistruar rritjen më të lartë ekonomike pas Kosovës për vendet e Ballkanit Perëndimor...

FMN: Ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3,7% në vitin 2018

Raporti i FMN-së për Ekonominë në Evropë, titulluar “Menaxhimi i Rritjes në Kohë të Pasigurta” dhe publikuar kohët e fundit nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), e rendit Shqipërinë mes vendeve që kanë rritjen më të ulët të borxhit, inflacionit apo deficitit.

Sipas këtij raporti, ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3,7% në vitin 2018 duke regjistruar rritjen më të lartë ekonomike pas Kosovës për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Shqipëria do të vazhdojë të ketë performancë të lartë të rritjes ekonomike edhe në vitin 2019 duke lënë pas Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Bosnjë-Hercegovinën, sipas të dhënave të këtij raporti të FMN-së. /ATSH



Lajme të ngjashme