Abdullayev: Kemi besim tek ekonomia turke, TANAP është shembull i vullnetit ‘një komb dy shete’

Kryetari i Kompanisë Shtetërore të Naftës së Azerbajxhanit, SOCAR, Rovnag Abdullayev tha se janë mobilizuar për Gazsjellësin Transanadollas (TANAP).

Abdullayev: Kemi besim tek ekonomia turke, TANAP është shembull i vullnetit ‘një komb dy shete’

Kryetari i Kompanisë Shtetërore të Naftës së Azerbajxhanit, SOCAR, Rovnag Abdullayev tha se janë mobilizuar për Gazsjellësin Transanadollas (TANAP).

“Punimet tona dhanë rezultat. Projekti u realizua në kohë dhe me një buxhet nën 8 miliardë dollarë” tha Ai.

Abdullayev, në ceremoninë e inaugurimit të linjës gazsjellëse, TANAP, zhvilluar në Bazën e Kompresorit dhe Matjes në qytetin Eskishehir të Turqisë, linjë e cila do të transmetojë gazin azerbajxhanas në Evropë duke kaluar nga territoret e Turqisë, duke rikujtuar se SOCAR është një nga investuesit më të mëdhenj të jashtë të Turqisë tha se ky projekt është një nga hapat më të rëndësishme të hedhura ndërmjet dy vendeve (Turqi-Azerbajxhan).  

Shprehja “Një komb dy shtete” është konfirmuar me këto projekte – tha Abdullayev dhe shtoi: “SOCAR ka marrë një detyrë të rëndësishme për të përforcuar lidhjet tregtare ndërmjet dy vendeve dhe për të mbështetur kapitalet e tyre strategjike. Me investimet në sektorin energjetik kompania jonë është investitori më i madh i huaj për Turqinë. Ne kemi gjithmonë besim tek Turqia dhe ekonomia turke. TANAP vihet në veprim si një tregues i rëndësishëm i miqësisë dhe bashkëpunimit që qëndron pas këtij besimi. Ndërtimi i TANAP-it, që është një pjesë e rëndësishme e Korridorit Jugor të Gazit natyror 3 mijë e 500 kilometra i gjatë, i cili shtrihet deri në Itali, është një vendim historik. Ky ishte një test i madh për Kompaninë Shtetërore të Naftës së Azerbajxhanit dhe u mobilizuam me gjithë fuqinë tonë për t’ia dalë me sukses. Punimet tona dhanë rezultat. Projekti u realizua në kohë dhe me një buxhet nën 8 miliardë dollarë”.

Kryetari i kësaj kompanie bëri të ditur gjithashtu se TANAP-i do të plotësojë afërsisht 12% të nevojës së gazit natyror të Turqisë dhe shtoi: “Arkitektët e vërtetë të këtij projekti janë presidentët e dy vendeve. Nëse nuk do të kishte qenë mbështetja dhe vullneti i tyre, nëse nuk do të na kishin treguar udhën, këtë projekt nuk do të kishim pasur mundësi ta përfundonim në një kohë kaq të shkurtër”.   

 


Lajme të ngjashme