THY do të punësojë 1.000 pilotë

Turkish Airlines (THY) ka në plan të punësojë 1.000 pilotë dhe ndihmëspilotë, tha të premten përgjegjësi i kompanisë për burimet njerëzore, Abdülkerim Çay.

THY pilotu.jpg

Marka e shoqërive ajrore turke THY, e cila fluturon në më shumë destinacione, si rrjedhim i suksesit që ka arritur vitet e fundit dhe kërkesës në rritje të pasagjerëve nga njëra anë zgjeron flotën e avionëve, kurse nga ana tjetër ajo i shton pilotë të rinj ekipit të kokpitit, që sot numëron 4 mijë e 500 pilotë.

THY planifikon që këtë vit të punësojë në kompani të gjithë kandidatët e suksesshëm nga apikuesit për të marrë pjesë në kursin e trajnimit të pilotëve.

Në rast të kalimit me sukses të procesit 4-mujor të përzgjedhjes, kandidatët do të fillojnë Akademinë e Përgatitjes së Pilotëve. Trajnimi në këtë akademi zgjat rreth 18-24 muaj dhe kandidatët këtu marrin të gjitha dijet e nevojshme që duhet të mësojmë për pilotimin civil. Kandidatët e diplomuar nga kjo akademi do të fillojnë punë në kompani si pilot i dytë.

Të interesuarit që duan të bëhen pilot aplikimin mund të bëjnë përmes internetit në adresën: https://www.turkishairlines.com/tr-tr/kariyer/is-ilanlari-duyurular/thy-ao-yetistirilmek-uzere-2-inci-pilot-aday-adayi-ariyor/index .html

Në këtë adresë aplikuesit mund të gjejnë edhe një informacion më të zgjeruar.



Lajme të ngjashme