Shqipëri – Kroçera më e madhe turke mbërrin në portin e Durrësit

Mbërrin në Shqipëri për herë të parë kroçera më e madhe nga Turqia, me kapacitet 18.000 pushues...

Shqipëri – Kroçera më e madhe turke mbërrin në portin e Durrësit

Mbërrin në Shqipëri për herë të parë kroçera më e madhe nga Turqia, me kapacitet 18.000 pushues.

Kroçera u ankorua në portin e Durrësit me turistë nga vende të ndryshme të botës. Ata kanë patur si destinacion Krujën, Tiranën dhe Beratin. Ndërsa janë pritur dhe shoqëruar nga të rinjtë e “Smile Albania”, pjesa më e madhe e pushuesve që vizitonin Shqipērinë për herë të parë janë shprehur të befasuar nga bukuria e zonave historike të Shqipërisë dhe mikpritja.

Ministri shqiptar i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, me ftesë të kapitenit dhe agjencive turistike, ishte i pranishëm në mjediset e kroçerës.

“Ne erdhëm të falënderojmë kroçerën e parë të nisur nga Turqia. Do të donim shumë të falënderonim kapitenin e kroçerës së parë të ardhur nga Turqia që e vlerësoi Shqiperine si destinacion të ri turistik. Këto kroçera do ta frekuentojnë Shqipërinë për gjatë gjithë sezonit turistik të këtij viti dhe po ashtu me të rinjtë e projektit “Smile”, ne u përpoqëm t’i ofronim  buzëqeshjen të gjithë pasagjerëve të këtij udhëtimi. Përveç shpjegimeve që iu dhanë të rinjtë, një pjesë kanë vizituar Tiranën dhe pothuaj të gjithë janë të surprizuar nga mikpritja shqiptare, nga bukuria e vendeve turistike dhe po ashtu kanë arritur që të bindin dhe kolegë të tjerë dhe sidomos kapitenin dhe ekuipazhin e ri që të vinin në Shqipëri me kompaninë e tyre”, theksoi ministri Klosi.

Përfaqësuesit e kompanive turistike deklaruan se Shqipëria është përfshirë tashmë në vendet turistike për t’u vizituar. “Është hera e parë që një kroçerë turke mbërrin në Shqipëri. Është hera e parë në këtë port dhe kjo do të thotë të hapësh një derë dhe është kënaqësi që të shohësh këta të rinj me t-shirt të cilët shpjegojnë shumë mbi sajtet turistike dhe historinë e tyre, është kënaqësi të dëgjosh për Tiranën dhe të pritesh me buzëqeshje nga këta të rinj”, tha kapiteni i kroçerës.



Lajme të ngjashme